“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”
se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd
Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm
“Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”
Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar
“Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: kur flet, gënjen; kur bën marrëveshje, tradhton; kur premton, nuk e mban premtimin, si dhe kur polemizon, bëhet i pasjellshëm
“Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”
“Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”