1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«المُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ المُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ، وَالمُهَاجِرُ مَنْ هَجَرَ مَا نَهَى اللَّهُ عَنْهُ».

Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 10

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se muslimani i përsosur është ai nga gjuha e të cilit muslimanët janë të sigurt, duke mos i sharë, mallkuar, përgojuar dhe duke mos përhapur me gjuhën e tij midis tyre asgjë që i shqetëson ata. Si dhe janë të sigurt nga dora e tij, duke mos i dhunuar ata dhe duke mos ua marrë pasurinë padrejtësisht, dhe duke mos u bërë padrejtësi të tjera të ngjashme me këto. Ndërsa mërgimtar i vërtetë është ai i cili braktis gjërat që Allahu i ka bërë të paligjshme.

Mësime nga hadithi

  1. Islami plotësohet vetëm kur njeriu nuk i shqetëson të tjerët si nga ana materiale, po ashtu dhe nga ana shpirtërore.
  2. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur gjuhën dhe dorën në veçanti, ngaqë shumica e gabimeve, e dëmeve dhe e ligësive kryhen nëpërmjet tyre.
  3. Nxitja për të braktisur mëkatet dhe për t'ju përmbajtur urdhëresave të Allahut të Madhëruar.
  4. Muslimani më i mirë është ai i cili i përmbush detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj muslimanëve njëkohësisht.
  5. Dhunimi mund të jetë me fjalë ose me gojë.
  6. Mërgimi i përsosur është lënia e gjërave që Allahu i Madhëruar i ka ndaluar.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية