عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ:
«إِذَا جَاءَ رَمَضَانُ فُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ، وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ النَّارِ، وَصُفِّدَتِ الشَّيَاطِينُ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 1079]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 1079]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodhin tri gjëra: E para: Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjëra prej tyre nuk mbyllet. E dyta: Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjëra prej tyre nuk hapet. E treta: Shejtanët dhe xhindët kryeneçë lidhen, kështu që nuk arrijnë të bëjnë atë që zakonisht bëjnë jashtë Ramazanit. E gjithë kjo bëhet për ta nderuar këtë muaj dhe për t’i motivuar njerëzit t'i shtojnë adhurimet ndaj Allahut, si: namazi, lëmosha, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit dhe veprat e tjera të mira, si dhe për t’u larguar nga gjynahet dhe veprat e këqija.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e muajit Ramazan.
  2. Përgëzimi për ata që agjërojnë në të, se ky muaj i bekuar është një sezon adhurimi dhe mirësie.
  3. Lidhja e shejtanëve gjatë Ramazanit, është tregues se i hiqen justifikimet njeriut që është i obliguar me detyrime fetare, sikur t’i thuhet: "Shejtanët janë ndaluar prej teje, prandaj mos i përdor ata si justifikim për braktisjen e adhurimeve apo për kryerjen e gjynaheve."
  4. Kurtubiu ka thënë: "Nëse shtrohet pyetja se si i shohim të këqijat dhe gjynahet të ndodhin shpesh në Ramazan, kur shejtanët janë të lidhur, përgjigjja është se ata ndalohen vetëm nga ata që e respektojnë agjërimin me kushtet e tij dhe i përmbahen edukatës së tij. Ose janë të lidhur vetëm shejtanët kryeneçë, e jo të gjithë, siç përmendet në disa transmetime. Ose qëllimi është se të këqijat pakësohen gjatë këtij muaji, gjë që është e dukshme, sepse ndodhja e tyre në Ramazan është më e vogël se në muajt e tjerë. Kjo sepse lidhja e të gjithë shejtanëve, nuk nënkupton domosdoshmërisht që të mos ndodhë asnjë e keqe apo gjynah, pasi ka edhe shkaqe të tjera për to, si shpirtrat e prishur, zakonet e këqija dhe shejtanët prej njerëzve."
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (43)