1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime

عَنْ عَائِشَةَ رضي الله عنها قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الْمَاهِرُ بِالْقُرْآنِ مَعَ السَّفَرَةِ الْكِرَامِ الْبَرَرَةِ، وَالَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ وَيَتَتَعْتَعُ فِيهِ، وَهُوَ عَلَيْهِ شَاقٌّ، لَهُ أَجْرَانِ».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 798

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se ai që e reciton Kuranin me memorizim të fortë, saktësi dhe mjeshtëri, do të ketë shpërblimin në Ahiret, duke qenë në pozitën e lartë të melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Ndërsa ai që e lexon Kuranin duke pasur vështirësi gjatë leximit për shkak të memorizimit të dobët, por megjithatë vazhdon të ruajë lidhjen me Kuranin, pavarësisht vështirësisë për të, do të ketë dy shpërblime: një shpërblim për leximin e tij dhe një shpërblim tjetër për vështirësinë dhe përsëritjen gjatë leximit të tij.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për memorizimin e Kuranit, për përvetësimin e leximit të tij dhe për lexim të shpeshtë, me qëllim arritjen e shpërblimit, si dhe theksim i pozitës së lartë të atyre që e bëjnë këtë.
  2. Kadi ka thënë: "Kjo nuk do të thotë se ai që ka vështirësi gjatë leximit ka shpërblim më të madh se lexuesi i përpiktë e i aftë. Përkundrazi, lexuesi i përpiktë dhe i aftë është më i lartë dhe ka shpërblim më të madh, sepse ai është me melekët që shkruajnë veprat dhe merr shpërblime të shumta. Kjo pozitë e lartë nuk është përmendur për askënd tjetër. Si mund të jetë i barabartë ai që nuk ka treguar të njëjtin përkushtim ndaj Librit të Allahut, as memorizimin e tij, as mjeshtërinë, as leximin e shpeshtë dhe as kuptimin e tij, derisa të ketë arritur përsosmërinë në të?!"
  3. Ibn Bazi ka thënë: "Ai që e reciton Kuranin me përpikëri, duke e përvetësuar leximin e tij dhe duke e memorizuar mirë, do të jetë me melekët shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Domethënë, nëse e lexon atë si me fjalë ashtu edhe me vepra, e jo thjesht vetëm me lexim. Ai shkëlqen në leximin e tij dhe në veprimin sipas tij, domethënë i përmbahet atij si në fjalë ashtu edhe në kuptim."

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية