Kategoria: Vlera dhe rregullat .

عن خَولة الأنصاريةِ رضي الله عنها قالت: سمعت النبي صلى الله عليه وسلم يقول:
«إِنَّ رِجَالًا يَتَخَوَّضُونَ فِي مَالِ اللهِ بِغَيْرِ حَقٍّ، فَلَهُمُ النَّارُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 3118]
المزيــد ...

Havle Ensarija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 3118]

Shpjegimi

Profeti ﷺ lajmëroi për disa njerëz që i përdorin pasuritë e muslimanëve padrejtësisht dhe i marrin ato pa hak. Ky është një kuptim i përgjithshëm i pasurisë, për sa i përket grumbullimit dhe fitimit të saj në mënyrë të paligjshme dhe shpenzimit të saj në vende të gabuara. Këtu përfshihet ngrënia e pasurisë së jetimëve dhe pasurisë së institucionit të vakëfit. Gjithashtu përfshihet mohimi i amaneteve dhe marrja padrejtësisht nga fondet publike.
Më pas Profeti ﷺ lajmëroi se të tillët do të dënohen me zjarr në Ditën e Kiametit.

Mësime nga hadithi

  1. Pasuria që është në duart e njerëzve është pasuri e Allahut. Ai i ka caktuar ata për ta shpenzuar në mënyra të ligjshme dhe për të shmangur përdorimin e saj në mënyrë të paligjshme. Ky është i përgjithshëm (si vendim), për udhëheqësit dhe për njerëzit e tjerë.
  2. Feja është treguar rigoroze në lidhje me pasuritë publike dhe se kujtdo që i besohet ndonjë prej tyre do të japë llogari në Ditën e Kiametit për mbledhjen dhe shpenzimin e tyre.
  3. Ky kërcënim i përfshin ata që e përdorin pasurinë në mënyrë të paligjshme, qoftë e tyre, qoftë e dikujt tjetër.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)