+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«إِيَّاكُمْ وَالظَّنَّ؛ فَإِنَّ الظَّنَّ أَكْذَبُ الْحَدِيثِ، وَلَا تَحَسَّسُوا، وَلَا تَجَسَّسُوا، وَلَا تَحَاسَدُوا، وَلَا تَدَابَرُوا، وَلَا تَبَاغَضُوا، وَكُونُوا عِبَادَ اللهِ إِخْوَانًا».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6064]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6064]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon dhe tërheq vërejtjen nga disa gjëra që çojnë në përçarje dhe armiqësi mes muslimanëve, prej të cilave:
Praragjykimi, që nënkupton akuzën (për tjetrin) që vendoset në zemër, pa asnjë provë, si dhe sqaroi se është gënjeshtra më e madhe.
Përgjimi, që nënkupton hulumtimin për pjesët private të njerëzve, qoftë me sy, qoftë me vesh.
Spiunazhi, që nënkupton hulumtimin rreth gjërave të fshehta, e kjo më së shpeshti thuhet për të keqen.
Zilia, që nënkupton të urrehet që e mira t'u arrijë të tjerëve.
Kthimi i shpinës, që nënkupton se njëri e shpërfill tjetrin, nuk i jep selam dhe nuk e viziton vëllanë e vet musliman.
Urrejtja e njëri-tjetrit, që nënkupton urrejtjen dhe largimin mes vete, si: dëmtimi i të tjerëve, vrenjtja dhe sjellja e keqe gjatë takimit mes vete.
Pastaj tha një fjalë gjithëpërfshirëse, me të cilën gjendjet e muslimanëve rregullohen mes vete: "... por jini robër të Allahut, vëllezër!” Vëllazëria është një lidhje që shëron marrëdhëniet mes njerëzve dhe rrit dashurinë e familjaritetin mes tyre.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Nuk ka gjë të keqe nëse mendohet keq për atë tek i cili shfaqen qartazi shenjat e saj (të këqija). Besimtari duhet të jetë i mençur e i zgjuar, e të mos mashtrohet nga njerëzit e këqij dhe mëkatmëdhenj.
  2. Ajo që nënkuptohet është paralajmërimi kundër akuzës që vendoset në shpirt dhe këmbënguljes në të. E, sa i përket asaj që paraqitet në shpirt dhe nuk vendoset, atëherë për këtë gjë nuk ngarkohet (njeriu me gjynah).
  3. Ndalimi i shkaqeve që shpijnë drejt prishjes së harmonisë dhe copëtimit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë islame, si: spiunazhi, zilia dhe të ngjashme.
  4. Urdhri për ta trajtuar muslimanin si vëlla: në këshillim dhe dashuri.