+ -

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ الدُّنْيَا حُلْوَةٌ خَضِرَةٌ، وَإِنَّ اللهَ مُسْتَخْلِفُكُمْ فِيهَا، فَيَنْظُرُ كَيْفَ تَعْمَلُونَ، فَاتَّقُوا الدُّنْيَا وَاتَّقُوا النِّسَاءَ، فَإِنَّ أَوَّلَ فِتْنَةِ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَانَتْ فِي النِّسَاءِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2742]
المزيــد ...

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2742]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se bota është e ëmbël në shije dhe e bukur - e gjelbër në pamje, kështu që njeriu mashtrohet prej saj, preokupohet me të dhe e bën atë shqetësimin e tij më të madh. Allahu i Lartmadhëruar na bëri të atillë që të jemi në jetën e kësaj bote, për të parë se si do të veprojmë: a do t'i bindemi Atij, apo do t'i mëkatojmë Atij? Më pas tha: "Kini kujdes që të mos ju mashtrojnë kënaqësitë dhe stolitë e kësaj bote, të cilat do t'ju bëjnë të braktisni atë që ju ka urdhëruar Allahu dhe të bini në atë që ju ka ndaluar!" Nga gjërat më të mëdha nga të cilat duhet të ruhemi nga sprovat e kësaj bote janë sprovat e grave, ku kjo qe sprova e parë në të cilën kishin rënë bijtë e Israilit.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi që t'i përmbahemi devotshmërisë dhe të mos preokupohemi me pamjet dhe stolitë e kësaj bote.
  2. Tërheqja e vërejtjes që të mos sprovohemi me gratë, qoftë duke i shikuar, qoftë duke u treguar të pavëmendshëm në përzierjen me meshkuj të huaj ose gjëra të kësaj natyre.
  3. Sprova e grave është ndër sprovat më të mëdha të kësaj bote.
  4. Marrja e këshillës duke marrë mësim nga popujt e kaluar: ajo që u ndodhi bijve të Israilit mund t'u ndodhë edhe të tjerëve.
  5. Fitneja (sprova) e grave është e atillë, që, nëse ajo është bashkëshorte, mund ta bëjë burrin të shpenzojë më shumë sesa mund të përballojë, duke e shpërqendruar atë nga kërkimi i çështjeve të fesë dhe duke e rraskapitur nga kërkimi i çështjeve të kësaj bote. E, nëse ajo është e huaj, atëherë sprova e saj mund të jetë e atillë që njerëzit t'i mashtrojë dhe t'i devijojë nga e vërteta, nëse ato dalin dhe përzihen me ta, veçanërisht nëse janë të zbuluara dhe të stolisura. Kjo mund të jetë shkak i rënies në shkallë të ndryshme të zinasë. Besimtari duhet të kapet për fenë e Allahut dhe të shpresojë tek Ai, që ta ruajë nga fitneja e tyre.