عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رضي الله عنه أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ مِنْ أَعْظَمِ الجِهَادِ كَلِمَةَ عَدْلٍ عِنْدَ سُلْطَانٍ جَائِرٍ».

[حسن لغيره] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد] - [سنن الترمذي: 2174]
المزيــد ...

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."

[Hadith hasen li-gajrihi] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد] - [Suneni i Tirmidhiut - 2174]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga llojet më të mëdha dhe më të dobishme të xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është fjala e drejtë dhe e hakut përpara një sunduesi ose prijësi të padrejtë. Këtë shpërblim e ka sepse i tilli e jetësoi institucionin e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit të së keqes, qoftë me fjalë, shkrim e veprim, qoftë me ndonjë gjë tjetër, për të arritur kështu dobi dhe për ta parandaluar të keqen.

Mësime nga hadithi

  1. Urdhërimi për mirë dhe ndalimi i së keqes është pjesë e xhihadit.
  2. Këshillimi i sundimtarit është xhihadi më i madh, por duhet bërë me dituri, urtësi dhe verifikim.
  3. Hatabi ka thënë: "Ky konsiderohet xhihadi më i mirë, sepse kushdo që lufton kundër armikut është në mëdyshje ndërmjet shpresës dhe frikës: nuk e di a do të fitojë apo do të mposhtet. Ndërkaq, në raport me atë që ka pushtet, ky është i nënshtruar në dorën e tij, kështu që, nëse e thotë të vërtetën dhe urdhëron për të mirë, ai do t'i ekspozohet dëmtimit dhe i afrohet shkatërrimit, kësisoj konsiderohet xhihadi më i mirë, për shkak të mbizotërimit të frikës. Është thënë: "Është konsideruar xhihadi më i mirë, se, nëse sundimtari do ta merrte fjalën e tij, atëherë dobia e përfitimi do të përfshinte një numër të madh njerëzish, e kësisoj interesi i përgjithshëm do të arrihej."
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (50)