عن جابر رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«رَحِمَ اللهُ رَجُلًا سَمْحًا إِذَا بَاعَ، وَإِذَا اشْتَرَى، وَإِذَا اقْتَضَى».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 2076]
المزيــد ...

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 2076]

Shpjegimi

Profeti ﷺ bëri lutje për mëshirë për këdo që tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë në shitjen e tij, meqë nuk ia vështirëson çmimin blerësit dhe e trajton atë njerëzishëm. Pra, i tilli tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë: nuk e nënvlerëson e as ul vlerën e artikullit. Tregohet i lehtë, bujar dhe zemërgjerë kur ta kërkojë borxhin që ia kanë të tjerët, pra, nuk tregohet i ashpër ndaj të varfrit e nevojtarit, por ia kërkon me butësi e dashamirësi dhe e afatizon huamarrësin.

Mësime nga hadithi

  1. Prej objektivave të ligjit islam është ruajtja e gjërave që i përmirësojnë marrëdhëniet mes njerëzve.
  2. Nxitja për të pasur moral të lartë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, si: shitblerja e të ngjashme.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)