عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ»، قِيلَ: مَنْ؟ يَا رَسُولَ اللهِ قَالَ: «مَنْ أَدْرَكَ أَبَوَيْهِ عِنْدَ الْكِبَرِ، أَحَدَهُمَا أَوْ كِلَيْهِمَا فَلَمْ يَدْخُلِ الْجَنَّةَ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2551]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ.

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2551]

Shpjegimi

Profeti ﷺ u lut tri herë për një njeri që të poshtërohet dhe të nënçmohet si mos më keq. Kur e pyetën se kush është ky njeri o Profet i Allahut që po lutesh kundër tij,
ai tha se ky njeri është ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve të tij dhe ata nuk bëhen shkak që ai të fitojë Xhenetin; për shkak të sjelljes jo të mirë me ta dhe të mosbindjes ndaj tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Respektimi dhe mirësjellja ndaj prindërve është obligim dhe është një nga shkaqet e hyrjes në Xhenet, sidomos kur ata janë të moshuar dhe të dobët.
  2. Mosbindja dhe mosrespketi ndaj prindërve është prej mëkateve të mëdha.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (52)