“Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato
O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
“Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar