+ -

عَنْ زِيَادِ بْنِ لَبِيدٍ رضي الله عنه قَالَ:
ذَكَرَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ شَيْئًا، فَقَالَ: «ذَاكَ عِنْدَ أَوَانِ ذَهَابِ الْعِلْمِ» قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَكَيْفَ يَذْهَبُ الْعِلْمُ، وَنَحْنُ نَقْرَأُ الْقُرْآنَ وَنُقْرِئُهُ أَبْنَاءَنَا وَيُقْرِئُهُ أَبْنَاؤُنَا أَبْنَاءَهُمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ؟ قَالَ: «ثَكِلَتْكَ أُمُّكَ زِيَادُ، إِنْ كُنْتُ لَأُرَاكَ مِنْ أَفْقَهِ رَجُلٍ بِالْمَدِينَةِ، أَوَلَيْسَ هَذِهِ الْيَهُودُ وَالنَّصَارَى يَقْرَؤونَ التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ، لَا يَعْمَلُونَ بِشَيْءٍ مِمَّا فِيهِمَا؟!».

[صحيح لغيره] - [رواه ابن ماجه] - [سنن ابن ماجه: 4048]
المزيــد ...

Zijad ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, si do të zhduket dituria kur ne lexojmë Kuran dhe ua mësojmë atë fëmijëve tanë, e ata ua mësojnë atë fëmijëve të tyre (e kështu me radhë) deri në Ditën e Kiametit?" Ai tha: "Mos të të pastë nëna, o Zijad! Mendoja se je njeriu më i ditur në Medinë. Vallë, hebrenjtë dhe të krishterë a nuk e lexojnë Tevratin dhe Ungjillin, por nuk veprojnë sipas ndonjë gjëje që gjendet aty?!"

[Hadithi është sahih li-gajrihi] - [E shënon Ibn Maxhe] - [Suneni i Ibn Maxhes - 4048]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte i ulur në mesin e shokëve të tij dhe tha: "Kjo është koha kur njerëzve u ngrihet dhe u hiqet dituria." Zijad ibn Lebid Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u habit dhe e pyeti Profetin ﷺ: Si mund të ngrihet e të humbet dituria, kur ne kemi lexuar Kuran dhe e kemi mësuar përmendsh?! Pasha Allahun, ne do ta lexojmë dhe do t'ua mësojmë grave dhe fëmijëve tanë dhe fëmijët tanë do t'ua mësojnë fëmijëve të tyre. Profeti ﷺ i tha i habitur: "Të humbtë nëna, o Zijad! Unë të numëroja si një nga dijetarët e banorëve të Medinës!" Pastaj Profeti ﷺ ia sqaroi se humbja e diturisë nuk është duke e humbur (harruar) Kuranin, por humbja e diturisë do të thotë të humbet jetësimi i tij. Ja, këta janë Tevrati dhe Ungjilli te hebrenjtë dhe te të krishterët, mirëpo, nuk u ka sjellë dobi, as nuk kanë përfituar nga qëllimi (i zbritjes së) tyre, që është jetësimi i asaj që e mësuan.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Prania e mushafëve dhe librave në duart e njerëzve nuk sjell dobi, nëse nuk jetësohen (porositë e tyre).
  2. Ngritja dhe zhdukja e diturisë mund të bëhet përmes disa gjërave, prej të cilave janë: vdekja e Profetit ﷺ, vdekja e dijetarëve dhe mosjetësimi i diturisë.
  3. Prej shenjave të Kiametit është zhdukja e diturisë dhe mosjetësimi i saj.
  4. Inkurajimi për ta jetësuar diturinë, sepse ky është qëllimi i saj.