+ -

عَنْ عُبَادَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ شَهِدَ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ، وَالْجَنَّةُ حَقٌّ، وَالنَّارُ حَقٌّ، أَدْخَلَهُ اللهُ الْجَنَّةَ عَلَى مَا كَانَ مِنَ الْعَمَلِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 3435]
المزيــد ...

Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Atë që dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është i Vetëm e pa ortak, se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut, i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu), të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 3435]

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e shqipton fjalën e teuhidit (monoteizmit), duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas saj, si dhe dëshmon se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij, gjithashtu e pranon se Isai (alejhi selam) është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se Allahu e krijoi atë me fjalën e Tij: "Bëhu", e ai sakaq u krijua. Gjithashtu beson se ai është një nga shpirtrat që i krijoi Allahu dhe e dëlirësoi nënën e tij (Merjemen) nga ajo që hebrenjtë ia veshën. Po ashtu beson se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, duke besuar se ata ekzistojnë (tani) dhe se ata janë begatia dhe dënimi i Allahut, si dhe vdes në këtë (besim), vendi i tij është Xheneti, edhe nëse është i shkujdesur ndaj adhurimeve dhe ka mëkate.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Allahu i Lartësuar e krijoi Isain, të birin e Merjemes, me fjalën “Bëhu!”, pa baba.
  2. Harmonizimi i faktit se Isai dhe Muhamedi (sal-lallahu alejhima selam) janë robër dhe të dërguar të Tij; janë dy profetë që nuk përgënjeshtrohen dhe dy robër që nuk adhurohen.
  3. Vlera e teuhidit dhe se ai i shlyen mëkatet, si dhe vendi i muvehidit (monoteistit) është Xheneti, edhe nëse ka bërë disa mëkate.