+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«إِذَا مَاتَ الْإِنْسَانُ انْقَطَعَ عَنْهُ عَمَلُهُ إِلَّا مِنْ ثَلَاثَةٍ: إِلَّا مِنْ صَدَقَةٍ جَارِيَةٍ، أَوْ عِلْمٍ يُنْتَفَعُ بِهِ، أَوْ وَلَدٍ صَالِحٍ يَدْعُو لَهُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 1631]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 1631]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka treguar në këtë hadith se të vdekurit i ndërpriten veprat me vdekjen e tij, kështu që ai nuk merr vepra të mira pas vdekjes, përveçse këto tri vepra, sepse ishte shkaktar për to:
E para: lëmosha, shpërblimi i së cilës është i vazhdueshëm dhe i rrjedhshëm, pa ndërprerje, si: vakëfet, ndërtimi i xhamive, hapja e puseve etj.
E dyta: dituria që u bën dobi njerëzve, bie fjala, përpilimi i librave të diturisë ose mësimi i dikujt, ku ky person pastaj e përhap atë dituri pas vdekjes së tij.
E treta: një fëmijë i mirë dhe besimtar që lutet për prindërit e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Dijetarët janë pajtuar njëzëri se ndër shpërblimet që merr njeriu pas vdekjes janë: lëmosha rrjedhëse, dituria e dobishme dhe lutja. Në hadithe të tjera është përmendur edhe haxhillëku.
  2. Këto tri vepra janë përmendur në mënyrë specifike në këtë hadith, sepse ato janë themelet e mirësisë dhe shumica e asaj që bamirësit synojnë të mbeten pas tyre.
  3. Çdo dituri që është e dobishme shpërblehet, por në krye dhe në majë të tyre është dituria e fesë dhe shkencat që e mbështesin atë.
  4. Dituria është prej veprave më të dobishme nga këto tria, sepse dituria i sjell dobi njeriut që e mëson atë: përmes diturisë ruhet feja, ajo u sjell dobi njerëzve në përgjithësi dhe ajo është më gjithëpërfshirëse dhe e përgjithshme, sepse muslimani përfiton gjatë kësaj jete dhe pas vdekjes.
  5. Inkurajimi për të edukuar fëmijët që të bëhen të mirë, sepse ata u bëjnë dobi prindërve në botën tjetër e nga këto dobi është se luten për ta.
  6. Inkurajimi që t'u bëjmë mirë prindërve pas vdekjes së tyre, ku kjo në fakt është edhe mirësi prej së cilës përfiton vetë fëmija.
  7. Lutja i bën dobi të vdekurit, edhe nëse ai nuk është fëmija i vet, por fëmija është specifikuar në hadith, sepse ai është që në vazhdimësi lutet për prindërit, derisa vetë të vdesë.
Përkthimi: Anglisht Urdu Indonezisht Bangalisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet