عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ نَفَّسَ عَنْ مُؤْمِنٍ كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ الدُّنْيَا نَفَّسَ اللهُ عَنْهُ كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ، وَمَنْ يَسَّرَ عَلَى مُعْسِرٍ يَسَّرَ اللهُ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، وَمَنْ سَتَرَ مُسْلِمًا سَتَرَهُ اللهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، وَاللهُ فِي عَوْنِ الْعَبْدِ مَا كَانَ الْعَبْدُ فِي عَوْنِ أَخِيهِ، وَمَنْ سَلَكَ طَرِيقًا يَلْتَمِسُ فِيهِ عِلْمًا سَهَّلَ اللهُ لَهُ بِهِ طَرِيقًا إِلَى الْجَنَّةِ، وَمَا اجْتَمَعَ قَوْمٌ فِي بَيْتٍ مِنْ بُيُوتِ اللهِ يَتْلُونَ كِتَابَ اللهِ وَيَتَدَارَسُونَهُ بَيْنَهُمْ إِلَّا نَزَلَتْ عَلَيْهِمِ السَّكِينَةُ، وَغَشِيَتْهُمُ الرَّحْمَةُ، وَحَفَّتْهُمُ الْمَلَائِكَةُ، وَذَكَرَهُمُ اللهُ فِيمَنْ عِنْدَهُ، وَمَنْ بَطَّأَ بِهِ عَمَلُهُ لَمْ يُسْرِعْ بِهِ نَسَبُهُ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2699]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2699]
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se shpërblimi që një musliman merr nga Allahu është në përputhje me natyrën e veprave që ai bën për muslimanët e tjerë. Kushdo që ia lehtëson, zbut, largon apo ia heq një vështirësi apo brengë një besimtari në këtë botë, Allahu do ta shpërblejë, duke ia larguar një nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. Kushdo që ia lehtëson apo ia largon një skamnori skamjen, Allahu do t’ia lehtësojë atij (punët) në këtë botë dhe në botën tjetër. Kushdo që ia mbulon (të metat) një muslimani, si p.sh. kur ka vënë re prej tij diçka që nuk është e hijshme të zbulohet, si: gabimet dhe rrëshqitjet, Allahu do t’ia mbulojë (të metat) atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ndihmon robin e Vet për aq kohë sa robi ndihmon vëllanë e tij në çështjet fetare apo jetësore. Kjo ndihmë mund të jetë përmes lutjes, veprimit fizik, pasurisë etj. Kushdo që ecën në kërkim të dijes fetare, duke e bërë këtë për hir të Allahut të Lartësuar, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Nuk mblidhet një grup njerëzish në një prej shtëpive të Allahut, duke lexuar Librin e Allahut, dhe duke e studiuar mes vete, përveçse zbret mbi ta qetësia dhe madhështia, i përfshin mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend ata në mesin e atyre që janë pranë Tij. Mjafton si nder që Allahu ta përmendë robin (e Tij) në kuvendin më lartë. Ai që ka vepra të mangëta nuk do të ngrihet në shkallën e atyre që kanë vepra të shumta. Prandaj, njeriu nuk duhet të mbështetet në prejardhjen e tij fisnike apo në meritat e të parëve të tij, duke lënë pas dore veprat e mira.