+ -

عن الْأَغَرِّ رضي الله عنه، وَكَانَ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«يَا أَيُّهَا النَّاسُ تُوبُوا إِلَى اللهِ، فَإِنِّي أَتُوبُ فِي الْيَوْمِ إِلَيْهِ مِائَةَ مَرَّةٍ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2702]
المزيــد ...

Egarri, - shok i Profetit ﷺ, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2702]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron njerëzit që të pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij shpesh. Ai njofton për veten e tij se pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe i kërkon falje Atij çdo ditë më shumë se njëqind herë, edhe pse mëkatet e tij të kaluara dhe të ardhshme janë falur. Kjo tregon përulje dhe adhurim të përsosur ndaj Allahut të Lartësuar.

Mësime nga hadithi

  1. Çdo njeri, pa marrë parasysh shkallën dhe nivelin e tij të besimit, ka nevojë të kthehet tek Allahu i Lartësuar dhe ta përmirësojë veten përmes pendimit. Askush nuk është i liruar nga të qenët i mangët në përmbushjen e të drejtave të Allahut të Lartësuar: "Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" (En Nur, 31)
  2. Pendimi është i përgjithshëm, qoftë për kryerjen e veprave të ndaluara dhe mëkateve, apo për neglizhencën në përmbushjen e detyrimeve të obliguara.
  3. Sinqeriteti është kusht për pranimin e pendimit. Kushdo që braktis një mëkat për hir të dikujt tjetër përveç Allahut, nuk konsiderohet i penduar.
  4. Neveviu ka thënë: "Pendimi ka tre kushte: 1. Të braktiset mëkati. 2. Pishmanllëku përse e veproi. 3. Vendosmëria e fortë që të mos kthehet më kurrë te ai mëkat. Nëse mëkati ka të bëjë me të drejtën e një personi tjetër, atëherë ka edhe një kusht të katërt: 4. Të kthehet ajo që është marrë padrejtësisht ose të kërkohet falje nga personi që është dëmtuar."
  5. Është e rëndësishme të theksohet se kërkimi i faljes nga ana e Profetit ﷺ nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka bërë mëkate. Përkundrazi, kjo pasqyron përsosmërinë e adhurimit të tij dhe lidhjen e tij të vazhdueshme me përmendjen e Allahut të Lartësuar, si dhe vetëdijen e tij për madhështinë e të drejtave të Allahut dhe mangësitë e robit, pavarësisht sa shumë mundohet ta falënderojë Atë për mirësitë e Tij. Kjo gjithashtu shërben si pjesë e ligjësimit për umetin pas tij, si dhe urtësi të tjera.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Nepalisht Darisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet