Lista e haditheve
Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin
عربي
Anglisht
Urdu
Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam
عربي
Anglisht
Urdu
Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë
عربي
Anglisht
Urdu
Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë
عربي
Anglisht
Urdu
“Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”
عربي
Anglisht
Urdu
një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh
عربي
Anglisht
Urdu
Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.”
عربي
Anglisht
Urdu
Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”
عربي
Anglisht
Urdu