Nënkategoritë

Lista e haditheve

1. “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
عربي Anglisht Urdu
2. “A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha? - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
3. Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do
عربي Anglisht Urdu
4. Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm
عربي Anglisht Urdu
5. Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
6. Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
7. Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
8. “Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
عربي Anglisht Urdu
9. “Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave
عربي Anglisht Urdu
10. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
11. Shkurtojini mustaqet dhe lëshojini mjekrat!
عربي Anglisht Urdu
12. Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
13. Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!
عربي Anglisht Urdu
14. “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
15. O Allah, mos ma bëj varrin idhull
عربي Anglisht Urdu
16. Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Allahu i Lartësuar, kur e do një popull, i vë në sprovë: atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e, atij që hidhërohet, i takon hidhërimi. - 1 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
17. Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
18. Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin
عربي Anglisht Urdu
19. Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”
عربي Anglisht Urdu
20. “Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”
عربي Anglisht Urdu
21. Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
عربي Anglisht Urdu
22. Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
23. Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
24. “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
25. “A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, e edhe ju e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.” - 3 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
26. Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit. Kur të arrish tek ata, thirri të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
27. I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë: "Ajo është prej punës së shejtanit.
عربي Anglisht Urdu
28. “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
29. Njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tim Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: "La ilahe il lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë, - ose ka thënë: me sinqeritet.”
عربي Anglisht Urdu
30. Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje." - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
31. Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
32. “Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
عربي Anglisht Urdu
33. Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr
عربي Anglisht Urdu
34. Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë)
عربي Anglisht Urdu
35. Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut
عربي Anglisht Urdu
36. “Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy këmbëve, ia garantoj Xhenetin.”
عربي Anglisht Urdu
37. “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar)
عربي Anglisht Urdu
38. Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
39. “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
40. Dhikri më i mirë është: "La ilahe il-lallah", ndërsa lutja më e mirë është: "Elhamdulilah
عربي Anglisht Urdu
41. “Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”
عربي Anglisht Urdu
42. Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
43. “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.” - 8 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
44. “Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.” - 8 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
45. Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
46. “Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
عربي Anglisht Urdu
47. Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin
عربي Anglisht Urdu
48. “Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
عربي Anglisht Urdu
49. “Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: "Kur të shkosh te ndonjë huamarrës, toleroje, me shpresë që edhe Allahu të na tolerojë ne
عربي Anglisht Urdu
50. “Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.” - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
51. Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje
عربي Anglisht Urdu
52. Ai që del për të kërkuar dituri është në rrugën e Allahut derisa të kthehet - 3 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
53. Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
عربي Anglisht Urdu
54. “Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
عربي Anglisht Urdu
55. Atë të cilit Allahu i do mirësi, e sprovon
عربي Anglisht Urdu
56. “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr
عربي Anglisht Urdu
57. Feja është sinqeriteti
عربي Anglisht Urdu
58. Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
59. Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
60. Me të vërtetë, Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu i shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe
عربي Anglisht Urdu
61. Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
62. Vepra vlerësohet sipas nijeteve dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
63. Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhillëkun (këtë të fundit) po pate mundësi - 32 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
64. Mos u zemëro! - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
65. S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
66. Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë
عربي Anglisht Urdu
67. Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve - 32 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
68. Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet
عربي Anglisht Urdu
69. O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë të ndaluar edhe ndërmjet jush, andaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
70. O djalosh, po të mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
71. Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin! - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
72. “Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
73. “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë - 10 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
74. “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
عربي Anglisht Urdu
75. Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
76. “A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
77. O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi! - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
78. “Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.” - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
79. “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha! - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
80. Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin
عربي Anglisht Urdu
81. Çdo bir i Ademit është mëkatar, e mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen shpesh - 14 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
82. Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)
عربي Anglisht Urdu
83. Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur
عربي Anglisht Urdu
84. “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.” - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
85. Ai që i përngjan një populli është prej tyre
عربي Anglisht Urdu
86. Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë
عربي Anglisht Urdu
87. E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar
عربي Anglisht Urdu
88. Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!
عربي Anglisht Urdu
89. Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
90. “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”
عربي Anglisht Urdu
91. Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve
عربي Anglisht Urdu
92. Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
93. Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë
عربي Anglisht Urdu
94. Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të) - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
95. “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut
عربي Anglisht Urdu
96. “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
97. Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron
عربي Anglisht Urdu
98. “Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
99. “Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon
عربي Anglisht Urdu
100. se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë
عربي Anglisht Urdu
101. Turpi është prej besimit
عربي Anglisht Urdu
102. Lutja është vetë adhurimi
عربي Anglisht Urdu
103. Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
104. Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja
عربي Anglisht Urdu
105. Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut
عربي Anglisht Urdu
106. Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit
عربي Anglisht Urdu
107. Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit
عربي Anglisht Urdu
108. “Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)
عربي Anglisht Urdu
109. “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
110. Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).” - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
111. Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi
عربي Anglisht Urdu
112. Profeti ﷺ nuk e refuzonte parfumin
عربي Anglisht Urdu
113. Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
114. Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”
عربي Anglisht Urdu
115. Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet - 14 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
116. Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të
عربي Anglisht Urdu
117. Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)
عربي Anglisht Urdu
118. Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”
عربي Anglisht Urdu
119. “Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap
عربي Anglisht Urdu
120. “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë
عربي Anglisht Urdu
121. Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë
عربي Anglisht Urdu
122. Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!
عربي Anglisht Urdu
123. “Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.” - 18 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
124. Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve - 22 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
125. Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
126. A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar! - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
127. “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
128. Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji
عربي Anglisht Urdu
129. Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
130. Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)
عربي Anglisht Urdu
131. Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja
عربي Anglisht Urdu
132. Gjynahet më të mëdha janë: shirku ndaj Allahut, siguria nga të papriturat e Allahut dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut - 18 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
133. I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë
عربي Anglisht Urdu
134. I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)
عربي Anglisht Urdu
135. “Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.” - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
136. Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind
عربي Anglisht Urdu
137. Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes) - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
138. Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
139. Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij
عربي Anglisht Urdu
140. Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë - 8 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
141. “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish - 8 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
142. “Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”
عربي Anglisht Urdu
143. “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga
عربي Anglisht Urdu
144. Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
145. Ai që vendos diçka (ndonjë hajmali), çështja e tij i lihet asaj - 3 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
146. Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku është i ndaluar, e llogaria e tij është tek Allahu
عربي Anglisht Urdu
147. Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani
عربي Anglisht Urdu
148. Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell - 18 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
149. Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
150. i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar rruajtjen e pjesërishme të kokës (kazea)
عربي Anglisht Urdu
151. Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
عربي Anglisht Urdu
152. Teksa ishim te Omeri, ai na tha: "Na është ndaluar teprimi
عربي Anglisht Urdu
153. Ruajuni nga urina, sepse dënimi më i shumtë i varrit është për shkak të saj - 11 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
154. Nuk ndodh që një rob të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit
عربي Anglisht Urdu
155. Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës
عربي Anglisht Urdu
156. Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!
عربي Anglisht Urdu
157. Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore
عربي Anglisht Urdu
158. Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë
عربي Anglisht Urdu
159. Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo! - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
160. O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!
عربي Anglisht Urdu
161. Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
162. A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
عربي Anglisht Urdu
163. Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
164. I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësoi hytben që mund të thuhet në rast nevoje - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
165. Nuk ka martesë, përveçse me kujdestar
عربي Anglisht Urdu
166. O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!
عربي Anglisht Urdu
167. Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë, le të hajë me dorën e djathtë, e, kur të pijë, le të pijë me dorën e djathtë, sepse shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me dorën e majtë - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
168. “Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame
عربي Anglisht Urdu
169. “Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
عربي Anglisht Urdu
170. Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
171. I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar
عربي Anglisht Urdu
172. “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
عربي Anglisht Urdu