Rukjeja sheriatike

4Lista e haditheve

Lista e haditheve 4

Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
“Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje