1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ عَادَ مَرِيضًا، لَمْ يَحْضُرْ أَجَلُهُ فَقَالَ عِنْدَهُ سَبْعَ مِرَارٍ: أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ، إِلَّا عَافَاهُ اللَّهُ مِنْ ذَلِكَ الْمَرَضِ».

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 3106

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na ka treguar se nuk ka ndonjë musliman, që viziton një musliman tjetër në sëmundjen e tij, në të cilën ende nuk i ka ardhur koha e vdekjes, e pastaj vizitori lutet për të sëmurin duke thënë: “E lus Allahun e Madhërishëm", i Cili është i tillë në Veten e Tij, cilësitë dhe veprat e Tij, "Zotin e Arshit të Madh, që të të shërojë”, dhe e përsërit këtë shtatë herë, veçse Allahu e shëron nga ajo sëmundje.

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqehet që kjo lutje t'i thuhet të sëmurit dhe përsëritja e saj shtatë herë.
  2. Realizimi i shërimit, për atë pranë të cilit thuhet kjo lutje, arrihet me lejen e Allahut të Lartësuar, nëse ajo thuhet me sinqeritet dhe devotshmëri.
  3. Kjo lutje mund të thuhet në heshtje ose me zë, dhe të dyja janë të lejuara, por nëse e thotë me zë, që i sëmuri ta dëgjojë, kjo është më e përshtatshme dhe më e mirë, sepse kështu futet gëzimi te i sëmuri.

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية