1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi “Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”

عن أبي الدرداء رضي الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«مَنْ حَفِظَ عَشْرَ آيَاتٍ مِنْ أَوَّلِ سُورَةِ الكَهْفِ، عُصِمَ مِنَ الدَّجَّالِ». وفي رواية: «مِنْ آخِرِ سُورَةِ الكَهْف».

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 809

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kush i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të ruhet, do të mbrohet dhe do të jetë i siguruar nga sprova e mesihut Dexhall, i cili do të shfaqet në fund të kohës dhe do të pretendojë se është zot. Sprova e tij do të jetë sprova më e madhe që ka përjetuar toka, që nga krijimi i Ademit e deri në Ditën e Kiametit, për shkak të veprimeve të jashtëzakonshme që Allahu i Lartësuar do t’ia mundësojë atij, për të mashtruar ndjekësit e tij. Kjo, ngase në fillim të sures Kehf ka tregime dhe argumente madhështore, që janë më të mëdha sesa ato që Dexhalli do të përdorë për të hutuar njerëzit. Kështu, kush mendon e mediton mbi to, nuk do të mashtrohet prej tij. Në një transmetim tjetër, thuhet se janë dhjetë ajetet e fundit të kësaj sureje, që fillojnë me fjalën e Allahut: "A mos mendojnë jobesimtarët se mund t’i marrin robërit e Mi për mbrojtës përveç Meje…"

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith tregon vlerën e sures Kehf, se fillimi ose fundi i saj mbron nga sprova e Dexhallit.
  2. Njoftimi rreth çështjes së Dexhallit dhe sqarimi i asaj që mbron prej tij.
  3. Inkurajimi për ta mësuar përmendsh tërë suren Kehf, e nëse nuk mundet, le t’i mësojë dhjetë ajetet e para dhe të fundit.
  4. Kurtubiu ka thënë për shkakun e kësaj mbrojtjeje: “Thuhet se kjo është për shkak të mrekullive dhe shenjave që gjenden në historinë e Banorëve të Shpellës, e kush mediton mbi të nuk do të çuditet nga çështja e Dexhallit dhe nuk do të frikësohet prej tij, e kështu nuk do të mashtrohet. Gjithashtu, është thënë se kjo lidhet me fjalën e Allahut: "... për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) ...", që nënvizon ashpërsinë e dënimit dhe faktin se ai vjen nga Allahu, e kjo përputhet me atë që do të ndodhë nga Dexhalli, i cili pretendon hyjnizimin, sundimin e tij dhe sprovën do ta ketë të madhe. Për këtë arsye, Profeti ﷺ e konsideroi të madhe çështjen e tij, paralajmëroi ndaj tij dhe kërkoi mbrojtje tek Allahu nga sprova e tij. Prandaj, kuptimi i hadithit është: Kush i lexon këto ajete, i mediton dhe ndalet në kuptimin e tyre, do të ruhet prej tij dhe do të jetë i sigurt.”

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية