عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بن مسعودٍ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِنَّ مِنْ شِرَارِ النَّاسِ مَنْ تُدْرِكُهُ السَّاعَةُ وَهُمْ أَحْيَاءٌ، وَمَنْ يَتَّخِذُ الْقُبُورَ مَسَاجِدَ».

[حسن] - [رواه أحمد] - [مسند أحمد: 3844]
المزيــد ...

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje."

[Hadith hasen] - [E shënon Ahmedi] - [Musnedi i Ahmedit - 3844]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për njerëzit më të këqij, që janë ata të cilët do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje: falen në to dhe në drejtim të tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ndaluar që xhamitë të ndërtohen mbi varre, sepse kjo është një shteg drejt shirkut (idhujtarisë).
  2. Ndalohet falja e namazit në varre, edhe nëse nuk ka ndërtim mbi to, sepse xhamia është një nocion që nënkupton vendin e sexhdes, edhe nëse nuk ka asnjë ndërtim në të.
  3. Kushdo që i shndërron varret e njerëzve të mirë në xhami - faltore për t'u falur në to është nga njerëzit më të këqij, edhe nëse pretendon se qëllimi i tij është që t'i afrohet Allahut.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (56)