1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَا مِنْ يَوْمٍ يُصْبِحُ العِبَادُ فِيهِ إِلَّا مَلَكَانِ يَنْزِلاَنِ، فَيَقُولُ أَحَدُهُمَا: اللَّهُمَّ أَعْطِ مُنْفِقًا خَلَفًا، وَيَقُولُ الآخَرُ: اللَّهُمَّ أَعْطِ مُمْسِكًا تَلَفًا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1442

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se çdo ditë që lind dielli, zbresin dy melekë duke u lutur. Njëri prej tyre lutet duke thënë:
''O Allah, kompensoja atij që shpenzon në bindje ndaj Teje, për familjen, mysafirët dhe për veprat vullnetare, si dhe shpërbleje me më të mirën atë që ka shpenzuar dhe bekoje atë."
Dhe tjetri lutet: "O Allah, jepi koprracit shkatërrim dhe shkatërroja pasurinë që ua ka ndaluar atyre që e meritojnë."

Mësime nga hadithi

  1. Është e lejueshme të lutesh për personin bujar që t'i jepet kompensim dhe të shpërblehet me më të mirën për atë që ka shpenzuar. Po ashtu, është e lejueshme të lutesh kundër koprracit, që t'i shkatërrohet pasuria e tij që ka mbajtur, për shkak të koprracisë dhe se nuk e ka shpenzuar në mënyrat që Allahu i ka përcaktuar.
  2. Melekët luten te Allahu që t'u dhurojë besimtarëve të devotshëm, që shpenzojnë në rrugën e Tij, mirësi dhe bekim dhe lutjet e tyre pranohen.
  3. Inkurajimi për të shpenzuar, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, siç është sigurimi i nevojave për familjen, ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe në fusha të tjera të bamirësisë.
  4. Sqarimi i vlerës së atij që shpenzon për kauza bamirësie dhe se Allahu do t'ia kompensojë atë, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju. Ai është Dhuruesi më i mirë.” (Sebe, 39)
  5. Kjo lutje është kundër atij që ndalon shpenzimet e detyrueshme, kështu që ato të rekomanduara nuk përfshihen, sepse ai që i ndalon ato nuk e meriton një lutje të tillë.
  6. Koprracia është e ndaluar.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية