1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.”

عَنْ أَبِي ذَرٍّ رضي الله عنه:
أَنَّ نَاسًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالُوا لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: يَا رَسُولَ اللهِ، ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالْأُجُورِ، يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي، وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ، وَيَتَصَدَّقُونَ بِفُضُولِ أَمْوَالِهِمْ، قَالَ: «أَوَلَيْسَ قَدْ جَعَلَ اللهُ لَكُمْ مَا تَصَّدَّقُونَ؟ إِنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةً، وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ، وَنَهْيٌ عَنْ مُنْكَرٍ صَدَقَةٌ، وَفِي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ»، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ، أَيَأتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أَجْرٌ؟ قَالَ: «أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ فِيهَا وِزْرٌ؟ فَكَذَلِكَ إِذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلَالِ كَانَ لَهُ أَجْرٌ».

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1006

Shpjegimi

Disa nga shokët e varfër të Profetit ﷺ u ankuan tek ai për varfërinë e tyre dhe paaftësinë për të dhënë pasuri për bamirësi, për të fituar shpërblimet e mëdha që i fitonin vëllezërit e tyre të pasur, dhe për të bërë vepra të mira si ata. Ata thanë: “Ata e falin namazin siç e falim ne, agjërojnë siç agjërojmë ne, por ata japin nga pasuria e tyre tepricën, ndërsa ne nuk kemi çfarë të japim!” Profeti ﷺ i udhëzoi ata drejt bamirësive që ata mund të bënin dhe u tha: "A nuk ju ka dhënë Allahu diçka që mund ta bëni si bamirësi për veten tuaj? Të thoni subhanallah (I Lartësuar është Allahu) është sadaka për ju. Të thoni Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) është sadaka. Të thoni elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) është sadaka. Të thoni la ilahe il-lAllah (S’ka Zot të denjë për adhurim përveç Allahut) është sadaka. Urdhërimi për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, madje edhe kur ndonjëri prej jush bën marrëdhënie intime me gruan e tij, është sadaka. Ata u habitën dhe thanë: "O i Dërguar i Allahut! A do të marrë ndonjëri prej nesh shpërblim për përmbushjen e epshit të tij?" Ai tha: "A nuk e shihni se, nëse ai do ta përmbushte atë në mënyrë të ndaluar, si p.sh. nëpërmjet imoralitetit etj, do të kishte mëkat? Po ashtu, kur e përmbush në mënyrë të lejuar, ka shpërblim.

Mësime nga hadithi

  1. Shokët e Profetit ﷺ garonin me njëri-tjetrin në vepra të mira dhe ishin të kujdesshëm për të arritur shpërblime të mëdha dhe mirësitë e Allahut të Lartësuar.
  2. Shumëllojshmëria e formave të mirësisë dhe se ato përfshijnë çdo vepër që muslimani e bën me një qëllim të drejtë dhe për një synim të mirë.
  3. Lehtësia dhe thjeshtësia e Islamit; çdo musliman mund të gjejë diçka për të bërë, për të shprehur bindjen e tij ndaj Allahut.
  4. Neveviu ka thënë: “Ky (hadith) është argument se veprat e lejuara mund të kthehen në adhurime përmes qëllimeve të sinqerta. Marrëdhënia intime me bashkëshorten bëhet adhurim, nëse personi synon përmbushjen e së drejtës së gruas, sjelljen e mirë me të, ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar, kërkimin e një fëmije të mirë, ruajtjen e ndershmërisë së tij ose të saj, apo pengimin e të dyve nga shikimi i ndaluar, mendimi për të ndaluarën apo dëshira për të, ose për ndonjë qëllim tjetër të mirë.”
  5. Dhënia e shembujve dhe përdorimi i krahasimeve ndihmon që tema të bëhet më e qartë dhe të ketë ndikim më të fortë te dëgjuesi.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو