1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”

عَنْ أَبي مَسْعُودٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ مِمَّا أَدْرَكَ النَّاسُ مِنْ كَلاَمِ النُّبُوَّةِ الأُولَى: إِذَا لَمْ تَسْتَحْيِ فَاصْنَعْ مَا شِئْتَ».

Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 6120

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se ndër gjërat që janë përcjellë si këshillë nga profetët e mëparshëm dhe janë transmetuar mes njerëzve brez pas brezi, derisa mbërritën te ky umet, është dhe kjo këshillë: shikoje atë që dëshiron të bësh; nëse është diçka nga e cila nuk kihet turp, atëherë veproje, por nëse është diçka nga e cila kihet turp, atëherë lëre, sepse pengesa për të kryer veprime të shëmtuara është turpi. Ai që nuk ka turp, zhytet në çdo gjë të pahijshme dhe të keqe."

Mësime nga hadithi

  1. Turpi është baza e virtyteve të larta morale.
  2. Turpi është ndër virtytet e profetëve (paqja qoftë mbi ta), që përcillet prej tyre.
  3. Turpi është ai që e shtyn muslimanin të bëjë atë që e zbukuron dhe e fisnikëron dhe ta lërë atë që e ndot dhe e turpëron.
  4. Neveviu ka thënë: "Urdhri këtu tregon lejueshmërinë, domethënë: nëse dëshiron të bësh diçka, atëherë bëje, për sa kohë që nuk të bën të ndihesh i turpëruar para Allahut dhe njerëzve; përndryshe, mos e bëj. Mbi këtë parim mbështetet Islami. Që do të thotë se njeriu duhet të ndjejë turp nga braktisja e asaj që është urdhëruar ta bëjë, qoftë e obligueshme apo e pëlqyeshme, si dhe duhet të ndjejë turp nga kryerja e asaj që është e ndaluar, qoftë haram apo e papëlqyer. Sa për atë që është e lejuar, njeriut i lejohet të ndjejë turp qoftë nga kryerja apo braktisja e saj. Hadithi, pra, përfshin të pestë rregullat e jurisprudencës islame (fikhut). Disa kanë thënë: "Urdhri këtu është në formë kërcënimi, domethënë: nëse turpi të hiqet, atëherë bëj çfarë të duash dhe Allahu do të të japë ndëshkimin që meriton për këtë. Të tjerë kanë thënë: "Ky është një urdhër në formën e lajmit, domethënë: kush nuk ka turp, bën çfarë të dojë."

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو