+ -

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ العَاصِ رضي الله عنهما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ اللهَ سَيُخَلِّصُ رَجُلًا مِنْ أُمَّتِي عَلَى رُءُوسِ الْخَلَائِقِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَيَنْشُرُ عَلَيْهِ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ سِجِلًّا، كُلُّ سِجِلٍّ مِثْلُ مَدِّ الْبَصَرِ، ثُمَّ يَقُولُ: أَتُنْكِرُ مِنْ هَذَا شَيْئًا؟ أَظَلَمَكَ كَتَبَتِي الْحَافِظُونَ؟ فَيَقُولُ: لَا يَا رَبِّ، فَيَقُولُ: أَفَلَكَ عُذْرٌ؟ فَيَقُولُ: لَا يَا رَبِّ، فَيَقُولُ: بَلَى إِنَّ لَكَ عِنْدَنَا حَسَنَةً، فَإِنَّهُ لَا ظُلْمَ عَلَيْكَ الْيَوْمَ، فَتُخْرَجُ بِطَاقَةٌ فِيهَا: أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، فَيَقُولُ: احْضُرْ وَزْنَكَ، فَيَقُولُ: يَا رَبِّ مَا هَذِهِ الْبِطَاقَةُ مَعَ هَذِهِ السِّجِلَّاتِ؟ فَقَالَ: إِنَّكَ لَا تُظْلَمُ، قَالَ: فَتُوضَعُ السِّجِلَّاتُ فِي كِفَّةٍ، وَالْبِطَاقَةُ فِي كِفَّةٍ، فَطَاشَتِ السِّجِلَّاتُ، وَثَقُلَتِ الْبِطَاقَةُ، فَلَا يَثْقُلُ مَعَ اسْمِ اللهِ شَيْءٌ».

[صحيح] - [رواه الترمذي وابن ماجه] - [سنن الترمذي: 2639]
المزيــد ...

Abdullah ibn Amër ibnul Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra (me mëkatet e tij), ku madhësia e secilit regjistër është aq sa shikon syri. Pastaj (Allahu) thotë: "A mohon diçka prej tyre? A të kanë bërë padrejtësi (melekët) e Mi shkruajtës e ruajtës?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj (Allahu) i thotë: "A ke arsyetim?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Atëherë (Allahu) i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." (Allahu) thotë: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri thotë: "O Zot, e çfarë është kjo skedë përballë gjithë këtyre regjistrave?!" (Allahu) thotë: "Ty nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me mëkate) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër të saj dhe fluturojnë regjistrat e rëndon skeda, dhe se nuk peshon me emrin e Allahut asgjë."

[Ky hadith është sahih] - - [Suneni i Tirmidhiut - 2639]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu do të zgjedhë - do të shpëtojë një njeri nga umeti i tij para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë, kështu që ai do të thirret që të japë llogari. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra, të cilët janë fletushka të veprave të tij të këqija që i bënte në këtë botë dhe gjatësia e çdo regjistri është aq e gjatë sa mund të shikojë syri. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar thotë: "A mohon diçka prej asaj që është shkruar në këta regjistra?" A të kanë bërë padrejtësi melekët e Mi shkruajtës e ruajtës?" Ky njeri thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "A ke arsyetim për veprat që i ke bërë në këtë botë, fjala vjen, mos i ke bërë me harresë, gabimisht ose nga padituria. Ky njeri thotë: "Jo, o Zot! Nuk kam kurrfarë arsyetimi." Atëherë Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." Allahu i Lartmadhërishëm i thotë këtij njeriu: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri i habitur thotë: "O Zot! Sa do të peshojë kjo skedë përballë këtyre regjistrave?!" Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me gjynahe) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër, ndërsa fluturon dhe rëndon ana në të cilën është skeda, kështu që Allahu e fal.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Madhështia e fjalës së teuhidit (monoteizmit): "Dëshmia: "La ilahe il-lallah - Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut" dhe pesha e saj (e rëndë) në peshore.
  2. Nuk mjafton të thuhet: "La ilahe il-lalllah vetëm me gjuhë, por është e domosdoshme të dihet kuptimi i saj dhe të veprohet sipas kërkesave të saj."
  3. Sinqeriteti dhe fuqia e teuhidit (monoteizmit) janë shkak për shlyerjen e gjynaheve.
  4. Besimi dallon prej njërit te tjetri, në varësi të sinqeritetit që është në zemër. Disa njerëz mund ta thonë këtë fjalë, por ndëshkohen në varësi të gjynaheve të tyre.
Më shumë