+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه: أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«لَا تَجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ مَقَابِرَ، إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنْفِرُ مِنَ الْبَيْتِ الَّذِي تُقْرَأُ فِيهِ سُورَةُ الْبَقَرَةِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 780]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 780]

Shpjegimi

Profeti ﷺ përmes këtij hadithi ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), e kështu të bëhen si varreza, në të cilat nuk falet namazi.
Pastaj Profeti ﷺ tregoi se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Është e rekomanduar që në shtëpi të shtohen adhurimet dhe namazi vullnetar.
  2. Nuk lejohet falja e namazit në varreza, sepse është mjet që dërgon drejt shirkut (idhujtarisë) dhe teprimit në raport me të vdekurit, në përjashtim të namazit të xhenazes (që lejohet të falet).
  3. Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.