Lista e haditheve

1. një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë)
عربي Anglisht Urdu
2. Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”
عربي Anglisht Urdu
3. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
4. Ai që vesh mëndafsh në këtë botë, nuk do të veshë në botën tjetër
عربي Anglisht Urdu
5. Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë
عربي Anglisht Urdu
6. “Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”
عربي Anglisht Urdu
7. Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?”
عربي Anglisht Urdu
8. Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!
عربي Anglisht Urdu
9. Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde! - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
10. Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”
عربي Anglisht Urdu
11. “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo”
عربي Anglisht Urdu
12. Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë
عربي Anglisht Urdu
13. “Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
عربي Anglisht Urdu
14. Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare
عربي Anglisht Urdu
15. Zoti është më afër robit në mes të natës
عربي Anglisht Urdu
16. “Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit
عربي Anglisht Urdu
17. “Ky është një gur që ishte hedhur në Zjarr para shtatëdhjetë vjetësh. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij”, - tha Profeti ﷺ
عربي Anglisht Urdu
18. “Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”
عربي Anglisht Urdu
19. “Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij
عربي Anglisht Urdu
20. “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje
عربي Anglisht Urdu
21. Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!
عربي Anglisht Urdu
22. “Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të - 10 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
23. Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë
عربي Anglisht Urdu
24. “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!
عربي Anglisht Urdu
25. E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
26. Vërtet më ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë për atë të cilit Allahu ia lehtëson
عربي Anglisht Urdu
27. “O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
28. I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit
عربي Anglisht Urdu
29. “Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”
عربي Anglisht Urdu
30. “Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
31. Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
32. “Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
33. Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
34. “Mos e vrit, se po e vrave, ai do të arrijë në pozitën që kishe ti para se ta vrisje, ndërsa ti do të vendosesh në pozitën që kishte ai para se t'i thoshte ato fjalë”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ
عربي Anglisht Urdu
35. “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”
عربي Anglisht Urdu
36. “Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).”
عربي Anglisht Urdu
37. “Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”
عربي Anglisht Urdu
38. Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër
عربي Anglisht Urdu
39. “Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”
عربي Anglisht Urdu
40. “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”
عربي Anglisht Urdu
41. Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!
عربي Anglisht Urdu
42. “Kopraci (i vërtetë) është ai, që kur përmendem unë tek ai, nuk dërgon salavat mbi mua.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
43. “Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”
عربي Anglisht Urdu
44. Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
45. “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
46. “Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”
عربي Anglisht Urdu
47. All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
48. All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di
عربي Anglisht Urdu
49. “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”
عربي Anglisht Urdu
50. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)
عربي Anglisht Urdu
51. O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është ringjallja
عربي Anglisht Urdu
52. “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: "O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?" - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Profeti ﷺ - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
53. “Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”
عربي Anglisht Urdu
54. “Thuaj: 'O Allah, më udhëzo dhe më bëj të saktë! Me udhëzim, ke për qëllim udhëzimin tënd në rrugën e drejtë, ndërsa me saktësi, saktësinë në të qëlluar me shigjetë!”
عربي Anglisht Urdu
55. “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
عربي Anglisht Urdu
56. Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes
عربي Anglisht Urdu
57. “Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”
عربي Anglisht Urdu
58. Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin
عربي Anglisht Urdu
59. “Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
عربي Anglisht Urdu
60. “Pronarit të arit dhe argjendit, që nuk e jep hakun e tyre (zekatin), kur të bëhet Dita e Kiametit ato do t'i shndërrohen në pllaka prej Zjarri - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
61. “Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.”
عربي Anglisht Urdu
62. “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?”
عربي Anglisht Urdu
63. Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme
عربي Anglisht Urdu
64. Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti
عربي Anglisht Urdu
65. “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le t'i shpërlajë hundët tri herë, ngase shejtani futet në zgavrat e hundës së tij.”
عربي Anglisht Urdu
66. Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut
عربي Anglisht Urdu
67. “Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”
عربي Anglisht Urdu
68. Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre
عربي Anglisht Urdu
69. “Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
عربي Anglisht Urdu
70. “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
71. “Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahumme rabbe hadhihi davetit-tammeti ves-salatil kaimeti, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete, veb athhu mekamen mahmudenil-ledhi veadtehu. (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë. Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud, - të cilën ia ke premtuar), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”
عربي Anglisht Urdu
72. “Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”
عربي Anglisht Urdu
73. “Kur të biesh në sexhde, lëshoji shuplakat në tokë e ngriji bërrylat.”
عربي Anglisht Urdu
74. U fala me Profetin ﷺ dhe ai jepte selam (përfundonte namazin) nga e djathta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuthu" dhe nga e majta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah
عربي Anglisht Urdu
75. i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve
عربي Anglisht Urdu
76. Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit
عربي Anglisht Urdu
77. Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut
عربي Anglisht Urdu
78. Atë që i fal rregullisht katër rekate para drekës dhe katër pas saj, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit
عربي Anglisht Urdu
79. i Dërguari i Allahut ﷺ i lexoi në dy rekatet sunet të sabahut suret: Kafirun dhe Ihlas.”
عربي Anglisht Urdu
80. i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin
عربي Anglisht Urdu
81. Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar
عربي Anglisht Urdu
82. Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij
عربي Anglisht Urdu
83. Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale
عربي Anglisht Urdu
84. ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
عربي Anglisht Urdu
85. “Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
عربي Anglisht Urdu
86. “Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
عربي Anglisht Urdu