Lista e haditheve

1. Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë
عربي Anglisht Urdu
2. “Kurrë nuk e kam parë Profetin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'ia shihja njerithin (zgjatim i qiellzes), por thjesht buzëqeshte.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
3. “Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
عربي Anglisht Urdu
4. “Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat
عربي Anglisht Urdu
5. “Sikur të mos më dukej e rëndë për besimtarët, - Zuhejri thotë: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta përdorin misvakun për çdo namaz.”
عربي Anglisht Urdu
6. “Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”
عربي Anglisht Urdu
7. “Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ
عربي Anglisht Urdu
8. O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”
عربي Anglisht Urdu
9. “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”
عربي Anglisht Urdu
10. “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.”
عربي Anglisht Urdu
11. “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”
عربي Anglisht Urdu
12. se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd
عربي Anglisht Urdu
13. Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të kur ai më përmend - 6 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
14. “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ me të hyrë në shtëpi?” Më tha: “Përdorte misvakun.”
عربي Anglisht Urdu
15. një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”
عربي Anglisht Urdu
16. I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre
عربي Anglisht Urdu
17. “Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”
عربي Anglisht Urdu
18. “Assesi asnjëri prej jush të mos vdesë pa pasur mendim të mirë për Allahun.”
عربي Anglisht Urdu
19. “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”
عربي Anglisht Urdu
20. “Nuk ndodh që dy këmbët e një robi, të cilat pluhurosen në rrugën e Allahut, t'i prekë Zjarri.”
عربي Anglisht Urdu
21. Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre
عربي Anglisht Urdu
22. “Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
عربي Anglisht Urdu
23. “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
24. “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”
عربي Anglisht Urdu
25. “Xhehenemliu me dënimin më të vogël është personi që do të mbathë një palë nallane me rripa të zjarrtë, nga të cilat i vlon truri, siç vlon vorba. Mendon se askush nuk është duke u dënuar më shumë se ai, ndërkohë ai e ka dënimin më të vogël nga të gjithë.”
عربي Anglisht Urdu
26. “Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij
عربي Anglisht Urdu
27. “Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”
عربي Anglisht Urdu
28. “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”
عربي Anglisht Urdu
29. “Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
30. “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
عربي Anglisht Urdu
31. “Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”
عربي Anglisht Urdu
32. “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe
عربي Anglisht Urdu
33. “Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”
عربي Anglisht Urdu
34. “Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”
عربي Anglisht Urdu
35. “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
36. “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”
عربي Anglisht Urdu
37. “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
عربي Anglisht Urdu
38. “Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
عربي Anglisht Urdu
39. “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
عربي Anglisht Urdu
40. “Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”
عربي Anglisht Urdu
41. telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne-l-hamde ven-ni‘mete leke vel-mulk, la sherike lek. (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!”
عربي Anglisht Urdu
42. “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”
عربي Anglisht Urdu
43. “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”
عربي Anglisht Urdu
44. “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
45. “Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
عربي Anglisht Urdu
46. “O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
47. Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
عربي Anglisht Urdu
48. “Në vazhdimësi bijtë e Israilit udhëhiqeshin nga profetët. Sa herë që vdiste një profet, vinte një tjetër. Ndërkaq, pas meje nuk ka më profet, por do të ketë halifë të shumtë
عربي Anglisht Urdu
49. “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
عربي Anglisht Urdu
50. “Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”
عربي Anglisht Urdu
51. Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)
عربي Anglisht Urdu
52. kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”
عربي Anglisht Urdu
53. qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!”
عربي Anglisht Urdu
54. “Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”
عربي Anglisht Urdu
55. “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).” - 4 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
56. “Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”
عربي Anglisht Urdu
57. “Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”
عربي Anglisht Urdu
58. “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”
عربي Anglisht Urdu
59. se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!” - 8 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
60. “Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”
عربي Anglisht Urdu
61. “Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”
عربي Anglisht Urdu
62. “Asnjë popull nuk ulet në ndonjë tubim ku nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate për Profetin e tyre, përveçse ai tubim do të jetë shkak pendimi për ta. Nëse do, Allahu i ndëshkon, e nëse do, i fal.”
عربي Anglisht Urdu
63. I Dërguari i Allahut ﷺ e pëlqente lutjen gjithëpërfshirëse dhe e linte mënjanë çdo gjë tjetër
عربي Anglisht Urdu
64. “Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”
عربي Anglisht Urdu
65. “Mos e mallkoni erën. Nëse shihni prej saj diçka që nuk e pëlqeni, atëherë thoni: "O Allah, të kërkojmë prej Teje të mirën e kësaj ere, të mirën që gjendet në të dhe të mirën me të cilën është urdhëruar. Dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar.’”
عربي Anglisht Urdu
66. “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
67. “I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”
عربي Anglisht Urdu
68. Ai që agjëron gjatë gjithë kohës, nuk agjëron. Agjërimi i tri ditëve (në muaj) është sikurse agjërimi i tërë vitit”
عربي Anglisht Urdu
69. “Ç'është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Unë falem (natën) dhe fle, agjëroj dhe ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”
عربي Anglisht Urdu
70. Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
71. “Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
عربي Anglisht Urdu
72. “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje
عربي Anglisht Urdu
73. “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” - 2 ملاحظة
عربي Anglisht Urdu
74. “Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit
عربي Anglisht Urdu
75. Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar
عربي Anglisht Urdu
76. Allahu do t'i tubojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend, saqë zëri i thirrësit i arrin çdonjërit dhe syri mund t'i përfshijë të gjithë. Dielli do t'u afrohet shumë afër dhe njerëzit do të pushtohen nga ankthi dhe brengat, aq sa s'mund të durojnë dhe s'mund ta bartin
عربي Anglisht Urdu
77. “Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”
عربي Anglisht Urdu
78. I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit
عربي Anglisht Urdu
79. “Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”
عربي Anglisht Urdu