عن المِقدام بن معدي كرب رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«إِذَا أَحَبَّ الرَّجُلُ أَخَاهُ فَلْيُخْبِرْهُ أَنَّهُ يُحِبُّهُ».

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي والنسائي في الكبرى وأحمد] - [سنن أبي داود: 5124]
المزيــد ...

Mikdam ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do."

[Ky hadith është sahih] - [رواه أبو داود والترمذي والنسائي في الكبرى وأحمد] - [Suneni i Ebu Davudit - 5124]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith shpjegon një nga shkaqet që forcojnë lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe përhapin dashurinë mes tyre, që është se, nëse dikush e do vëllanë e tij, le ta lajmërojë se e do.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e dashurisë së sinqertë për hir të Allahut të Lartësuar, e jo për interesa të kësaj bote.
  2. Është e pëlqyeshme të lajmërohet ai të cilin e do për hir të Allahut se vërtet e do, në mënyrë që të rritet dashuria dhe afërsia mes jush.
  3. Përhapja e dashurisë mes besimtarëve e forcon vëllazërinë në besim dhe e ruan shoqërinë nga shpërbërja dhe përçarja.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)