1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Sireja dhe historia

Hadithi Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤمنينَ رضي الله عنها قَالَتْ:
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُعْجِبُهُ التَّيَمُّنُ، فِي تَنَعُّلِهِ، وَتَرَجُّلِهِ، وَطُهُورِهِ، وَفِي شَأْنِهِ كُلِّهِ.

Nga nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetohet se ka thënë:
"Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 168

Shpjegimi

Profetit ﷺ i pëlqente dhe e preferonte të fillonte me të djathtën në çështjet që kanë të bëjnë me nderim, duke përfshirë: Fillimin me këmbën e djathtë gjatë mbathjes së sandaleve, krehjen, rregullimin dhe vajosjen e flokëve dhe mjekrës. Gjithashtu, gjatë marrjes abdes i jep përparësi së djathtës para së majtës, qofshin duar, qofshin këmbë.

Mësime nga hadithi

  1. Neveviu ka thënë: “Kjo është rregull e vazhdueshme në ligjin islam: Çfarë ka të bëjë me çështjen e nderimit dhe respektit, fjala vjen, të veshësh rroba, shallvare e meste, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut, vendosja e syrmave në qepalla, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, krehja (dhe vajosja) e flokëve, shkulja e qimeve të nënsqetullave, rruarja e kokës, dhënia e selamit kur të përfundojë namazi, larja e pjesëve të abdesit, dalja nga tualeti, ngrënia dhe pirja, përshëndetja me duar, prekja e Gurit të Zi (në Qabe dhe puthja e tij) dhe të tjera gjëra që hyjnë në këtë kuptim, rekomandohet të fillohet me anën e djathtë. Sa i përket asaj që është e kundërta (e asaj që është lartcekur), siç është hyrja në tualet, dalja nga xhamia, fryrja e hundëve, heqja e papastërtive, heqja e rrobës, shallvareve, mesteve, dhe të ngjashme, atëherë është e rekomanduar të fillohet me anën e majtë. Kjo, për shkak të nderimit dhe respektit për anën e djathtë.
  2. "i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë", që përfshin: fillimin e veprimeve me dorën e djathtë, këmbën e djathtë, anën e djathtë dhe trajtimin e diçkaje me të djathtën.
  3. Neveviu ka thënë: "Dije se ka nga pjesët e abdesit, për të cilat nuk është gjë e pëlqyeshme të fillohet me të djathtën, siç janë: veshët, pëllëmbët e duarve dhe dy mollëzat e faqeve, përkundrazi, ato pastrohen njëkohësisht. E, nëse kjo nuk është e mundur, si në rastin e ndonjë personi që ka ndonjë gjymtyrë të tillë të prerë, atëherë i jepet përparësi anës së djathtë."

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية