“Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia
O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!
Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë
“Kurrë nuk e kam parë Profetin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'ia shihja njerithin (zgjatim i qiellzes), por thjesht buzëqeshte.”
“A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit
“La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo”
Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë
se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin
“Sikur të mos më dukej e rëndë për besimtarët, - Zuhejri thotë: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta përdorin misvakun për çdo namaz.”
Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”
Unë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshim në të njëjtën enë, ndërkohë që ishim të dy xhunubë. Kur isha me cikël, ai më urdhëronte të vishesha nga brezi e poshtë dhe mandej ai flinte me mua
I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili
Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin
“Ç'është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Unë falem (natën) dhe fle, agjëroj dhe ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”
“Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit
“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët