+ -

عَنْ المُغِيرَةِ رضي الله عنه قَالَ:
كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَأَهْوَيْتُ لِأَنْزِعَ خُفَّيْهِ، فَقَالَ: «دَعْهُمَا، فَإِنِّي أَدْخَلْتُهُمَا طَاهِرَتَيْنِ» فَمَسَحَ عَلَيْهِمَا.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 206]
المزيــد ...

Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Isha në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe u ula për t'ia hequr mestet, por ai më tha: “Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes.” Kështu, ai u dha vetëm mes'h."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 206]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe mori avdes. Kur arriti te larja e këmbëve, Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i zgjati duart për t'ia hequr mestet që i kishte në këmbë Profetit ﷺ, për t'i larë ato. Profeti ﷺ i tha: "Lëri e mos i hiq, sepse këmbët i kam futur në meste duke qenë me abdes." Kësisoj, Profeti ﷺ u dha mes'h mesteve të tij, në vend që t'i lante këmbët.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Përligjja e dhënies mes'h mesteve është kur merret abdes nga papastërtia e vogël kuptimore (ar. el-hadeth el-asgar), ndërsa për larjen e tërësishme nga papastërita e madhe kuptimore (ar. el-hadeth el-ekber), patjetër duhen larë këmbët.
  2. Mes'hu (fshirja) bëhet një herë, duke e kaluar dorën e lagur mbi pjesën e sipërme të mesteve, e jo pjesën e poshtme.
  3. Për mes'hin mbi meste kushtëzohet që të vishen pas një abdesi të plotë, në të cilin i ka larë këmbët me ujë dhe që mestet të jenë të pastra, ta mbulojnë pjesën e detyrueshme të këmbës dhe mes'hu të jetë nga ndonjë papastërti e vogël kuptimore, e jo për shkak të xhunubllëkut ose diçkaje që e bën të detyrueshëm guslin (larjen e tërësishme të trupit). Po ashtu që mes'hu të jetë në kohën të përcaktuar fetarisht, që është një ditë e një natë për vendasin dhe tri ditë e tri net për udhëtarin.
  4. Çdo gjë që i mbulon këmbët, bie fjala, çorapet dhe gjëra të tjera, krahasohen me mestet, rrjedhimisht lejohet dhënia mes'h atyre.
  5. Në këtë hadith tregohet karakteri dhe mësimdhënia e mirë e Profetit ﷺ, sepse e ndali Mugiren që t'i hiqte mestet dhe ia shpjegoi arsyen se i kishte futur ato me avdes, që ta qetësojë dhe t'ia mësojë vendimin.