Kategoria:
+ -

عَنِ النَّوَّاسِ بْنِ سِمْعَانَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«البِرُّ: حُسْنُ الخُلُقِ، وَالإِثْمُ مَا حَاكَ فِي صَدْرِكَ، وَكَرِهْتَ أَنْ يَطَّلِعَ عَلَيْهِ النَّاسُ». وَعَنْ وَابِصَةَ بْنِ مَعْبَدٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: أَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: «جِئْتَ تَسْأَلُ عَنِ البِرِّ وَالإِثْمِ»، قُلْتُ: نَعَمْ، قَالَ: «اسْتَفْتِ قَلْبَكَ، البِرُّ: مَا اطْمَأَنَّتْ إلَيْهِ النَّفْسُ، وَاطْمَأَنَّ إلَيْهِ القَلْبُ، وَالإِثْمُ: مَا حَاكَ فِي نَفْسِكَ وَتَرَدَّدَ فِي الصَّدْرِ، وَإِنْ أَفْتَاكَ النَّاسُ وَأَفْتَوْكَ».

[صحيح] - [الحديث الأول: رواه مسلم، والحديث الثاني: رواه أحمد والدارمي.] - [الأربعون النووية: 27]
المزيــد ...

Nevas ibën Sem'ani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Mirësia është sjellja e mirë ndërsa mëkati është ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron që njerëzit të mësojnë për të.”

[Ky hadith është sahih] - [الحديث الأول: رواه مسلم، والحديث الثاني: رواه أحمد والدارمي] - [الأربعون النووية - 27]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për mirësinë dhe mëkatin dhe ka thënë se vetitë më të mëdha të mirësisë janë morali i mirë me Allahun, pra duke qenë i devotshëm dhe morali i mirë me njerëzit, pra duke i duruar dëmet që ata shkaktojnë, duke u zemëruar sa më pak, duke pasur fytyrë të buzëqeshur, fjalë të mira, duke i mbajtur lidhjet farefisnore, duke bërë adhurime, duke qenë i butë, bamirës dhe duke u shoqëruar me të tjerët në formën më të mirë dhe se mirësia është ajo që zemra dhe shpirti ndihen të qeta me të. Sa i përket mëkatit, ai është ajo gjë e dyshimtë që nuk gjen qetësi në shpirt dhe zemra nuk pajtohet me të, për rrjedhojë në zemër krijohet mëdyshje dhe frikë se mos është gjynah, dhe njeriu nuk dëshiron ta shfaqë atë, sepse është e pahijshme sipas njerëzve të nderuar dhe të devotshëm. Kjo, sepse njeriu nga natyra e tij dëshiron që njerëzit t'i shohin veprat e tij të mira, prandaj kur ai e urren që diçka prej veprave të tij të shihet nga të tjerët, kjo është shenjë se ajo është mëkat dhe nuk ka mirësi në të. Edhe nëse njerëzit të japin fetva, mos e merr fetvanë për sa kohë që shenja e dyshimit endet në shpirtin tënd, sepse fetvaja nuk e largon dyshimin kur dyshimi e ka një bazë të drejtë dhe kur fetvadhënësi jep fetva pa qenë i ditur. Por nëse fetvaja bazohet në një argument fetar, atëherë është detyrë për atë që pyet t'i përmbahet asaj, edhe nëse zemra e tij nuk gjen qetësi me të.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta përvetësuar edukatën e lartë, sepse edukata e mirë është ndër aspektet më të mëdha të mirësisë.
  2. Besimtari nuk ndjehet i hutuar për të vërtetën dhe të pavërtetën; përkundrazi, ai e njeh të vërtetën përmes dritës së besimit që është në zemrën e tij dhe largohet nga e pavërteta dhe e urren atë.
  3. Ankthi dhe parehatia e zemrës, së bashku me refuzimin për ta bërë të njohur atë veprim para njerëzve, janë prej shenjave të mëkatit.
  4. Sindi ka thënë: "Kjo vlen për çështjet e dyshimta kur njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për zgjedhjen e saktë. Përndryshe, ajo që është e urdhëruar në fe, kur nuk ka ndonjë argument të qartë që të vërtetojë të kundërtën, hyn në kuadër të mirësisë (virtytit), ndërsa ajo që është e ndaluar hyn në kuadër të mëkatit, dhe nuk ka nevojë të kthehemi te zemra dhe qetësia e saj në këto dy raste."
  5. Hadithi u drejtohet atyre që kanë një natyrë të shëndoshë, e jo atyre që kanë zemra të sëmura, të cilat nuk e njohin të mirën dhe nuk e refuzojnë të keqen, përveç asaj që është e gdhendur në to nga tekat e tyre.
  6. Tibiu ka thënë: "Është thënë se mirësia në hadith është interpretuar në mënyra të ndryshme. Në një vend është interpretuar si qetësi e shpirtit dhe e zemrës. Në një vend tjetër si besim, në një vend tjetër si ajo që të afron tek Allahu, e këtu si edukatë e mirë. Gjithashtu edukata e mirë është përkufizuar si: durimi ndaj lëndimeve, përmbajtja nga zemërimi, të qenët me fytyrë të qeshur dhe të folurit e fjalëve të mira. Që të gjitha kanë kuptim të përafërt."
Përkthimi: Anglisht Urdu Indonezisht Bangalisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Emherisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Taxhikisht Kinjaruandisht Hungarisht Çekisht الموري Kannadisht الولوف Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية
Shfaq përkthimet
Kategoritë
Më shumë