1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”

عَنْ أَبِي حَمْزَةَ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ -خَادِمِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ- عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»

Ebu Hamza Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shërbëtori i të Dërguarit të Allahut ﷺ, transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”

Sahih Muttefek alejhi الأربعون النووية - 13

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se besimi i plotë nuk mund të realizohet tek asnjë musliman derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, si: kryerja e adhurimeve dhe llojet e ndryshme të mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër. Si dhe të mos dëshirojë për të ato gjëra që nuk i dëshiron për veten e tij. Nëse sheh mangësi te fetaria e vëllait të tij musliman, duhet të përpiqet ta përmirësojë, e, nëse sheh shenja të mira tek ai, duhet ta orientojë, ta ndihmojë dhe ta këshillojë në çështjet e fesë dhe të jetës.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith dëshmon se është obligim që njeriu të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, sepse mohimi i imanit (besimit) të atij që nuk do për vëllanë e tij atë që do për veten tregon se kjo gjë është obligim.
  2. Vëllazëria për hir të Allahut është mbi vëllazërinë e prejardhjes, prandaj e drejta e saj është më e detyrueshme.
  3. Ndalimi i të gjitha fjalëve dhe veprimeve që kundërshtojnë këtë dashuri, si: mashtrimi, përgojimi, zilia dhe padrejtësia ndaj muslimanit në jetën, pasurinë dhe nderin e tij.
  4. Në këtë hadith janë përdorur disa fjalë inkurajuese që e nxisin besimtarin të kryej veprën për të cilën po urdhërohet, si fjala në hadith: "për vëllanë e vet."
  5. Kirmani (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Pjesë e besimit është edhe të urrejë për vëllanë e tij të keqen që e urren për veten e vet. Ndonëse nuk është përmendur në hadith, por ajo përfshihet automatikisht sepse të duash për dikë diçka detyrimisht kërkon të urresh për të të kundërtën e saj. Pra, arsyeja e mospërmendjes së urrejtjes së të keqes në hadith vjen nga fakti se ajo është e nënkuptuar.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو