+ -

عن أبي سعيد الخُدْريِّ رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«‌مَنْ ‌رَأَى ‌مِنْكُمْ ‌مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ، وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 49]
المزيــد ...

Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 49]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron të ndryshohet e keqja, respektivisht gjithçka që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar, gjë që duhet bërë sipas mundësive. Kështu, nëse sheh një të keqe, duhet ta ndryshojë me dorë, nëse ka forcë (ekzekutuese). E, nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij, respektivisht duke e ndaluar personin që po e vepron atë, duke ia shpjeguar dëmin e saj dhe duke e udhëzuar në mirësi, në vend të asaj të keqeje. Nëse nuk është në gjendje ta arrijë ndryshimin në këtë nivel, atëherë duhet ta ndryshojë me zemër, respektivisht duke e urryer këtë të keqe dhe duke vendosur që, po të ishte në gjendje ta ndryshonte, do ta bënte. Ndryshimi me zemër është niveli më i dobët i besimit në raport me ndryshimin e së keqes.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Kz hadithi është bazë që tregon nivelet e ndryshimit të së keqes.
  2. Urdhri që e keqja të ndalohet shkallë-shkallë, secili sipas aftësive dhe mundësive që ka.
  3. Ndalimi i së keqes është një kapitull madhështor në fe, i cili nuk bie nga askush dhe çdo musliman është i obliguar ta bëjë atë sipas mundësive të tij.
  4. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes janë prej virtyteve të besimit, i cili shtohet e pakësohet.
  5. Për të ndaluar të keqen, kushtëzohet të diturit se vepra e tillë është e keqe.
  6. Kusht për të ndryshuar një të keqe është që të mos rezultojë ky ndryshim në një të keqe më të madhe.
  7. Për të ndaluar të keqen ka rregulla dhe kushte, që muslimani duhet t'i mësojë.
  8. Ndalimi i së keqes kërkon një politikë sheriatike, dituri dhe urtësi.
  9. Mosndalimi i së keqes me zemër tregon se besimi është dobët.