+ -

عن معاوية رضي الله عنه قال: سمعت النبي صلى الله عليه وسلم يقول:
«مَنْ يُرِدِ اللهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ، وَإِنَّمَا أَنَا قَاسِمٌ، وَاللهُ يُعْطِي، وَلَنْ تَزَالَ هَذِهِ الْأُمَّةُ قَائِمَةً عَلَى أَمْرِ اللهِ، لَا يَضُرُّهُمْ مَنْ خَالَفَهُمْ، حَتَّى يَأْتِيَ أَمْرُ اللهِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 71]
المزيــد ...

Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 71]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se atij që Allahu ia do të mirën, i jep të kuptuar të thellë në fenë e Tij. Profeti ﷺ është shpërndarës, i cili e shpërndan rrizkun, diturinë dhe gërat e tjera që ia ka dhënë Allahu, ndërsa Dhuruesi i vërtetë është Allahu. Sa u përket të tjerave, ato janë mjete që nuk janë të dobishme, përveçse me lejen e Allahut. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Madhështia dhe vlera e dijes fetare, mësimit të saj dhe inkurajimit për ta kërkuar atë.
  2. Kapja fort pas së vërtetës medoemos do të ekzistojë në këtë umet: nëse një grup e braktis, grupi tjetër do të kapet për të.
  3. Të kuptuarit e thellë të fesë është shenjë se Allahu ia ka dëshiruar mirësinë robit të Vet.
  4. Profeti ﷺ dhuron me lejen dhe vullnetin e Allahut, sepse ai nuk posedon gjë.