عن أبي ذر رضي الله عنه قال: قال لي النبي صلى الله عليه وسلم:
«لَا تَحْقِرَنَّ مِنَ الْمَعْرُوفِ شَيْئًا، وَلَوْ أَنْ تَلْقَى أَخَاكَ بِوَجْهٍ طَلْقٍ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2626]
المزيــد ...
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ më ka thënë:
"Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur."
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2626]
Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon për të bërë mirë dhe për të mos e nënvlerësuar atë, qoftë dhe e paktë. Kjo përfshin fytyrën e çelur e me buzëqeshje gjatë takimit, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes për të, për shkak të dashamirësisë ndaj vëllait musliman dhe se e bën atë të lumtur.