Kategoria: Vlera dhe rregullat .
+ -

عن أبي أيوب الأنصاري رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«لَا يَحِلُّ لِرَجُلٍ أَنْ يَهْجُرَ أَخَاهُ فَوْقَ ثَلَاثِ لَيَالٍ، يَلْتَقِيَانِ، فَيُعْرِضُ هَذَا وَيُعْرِضُ هَذَا، وَخَيْرُهُمَا الَّذِي يَبْدَأُ بِالسَّلَامِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6077]
المزيــد ...

Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6077]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi që muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij musliman për më shumë se tri net, duke mos u përshëndetur me njëri-tjetrin e duke mos folur mes vete kur të takohen.
Më i miri nga këta të dy që janë në grindje është ai që përpiqet ta largojë këtë bojkot dhe fillon të përshëndesë me selam. Ajo që nënkuptohet me bojkot (ar. hexhër) në hadith është bojkoti për gjëra personale, sepse bojkoti për hir të Allahut të Lartësuar, për hakun e Tij, bie fjala, bojkoti i mëkatarëve, bidatçinjve e shokëve të këqij nuk përcaktohet me kohë, por është e ndërlidhur me atë shkak, i cili, po u largua, atëherë largohet edhe bojkoti.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Prej këtij hadithi kuptohet se bojkotimi është i lejuar deri në tri net ose më pak, duke e marrë në konsideratë natyrshmërinë njerëzore, kështu që i falet nëse e bojkoton deri në tri net, që t'i largohet kjo urrejtje.
  2. Vlera e selamit. Ai e heq atë (urrejtjen) që është në shpirt dhe është një shenjë që tregon dashuri.
  3. Islami i kushtoi rëndësi vëllazërisë dhe miqësisë së muslimanëve mes vete.