1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

عن ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما أنه سَمِعَ رَجُلًا يَقُولُ: لَا وَالْكَعْبَةِ، فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: لَا يُحْلَفُ بِغَيْرِ اللَّهِ، فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ حَلَفَ بِغَيْرِ اللهِ فَقَدْ كَفَرَ أَوْ أَشْرَكَ».

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 1535

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, pra përveç emrave dhe cilësive të Tij, ka mohuar Allahun (ka bërë kufër) ose ka bërë shirk, sepse betimi nënkupton madhërimin e atij që betohet në të, e madhështia është vetëm për Allahun. Andaj, betimi bëhet vetëm në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ky betim është shirk i vogël (që nuk e nxjerr njeriun nga feja), por, nëse ai që betohet, e madhëron atë për të cilin betohet ashtu siç madhërohet Allahu, ose më shumë, atëherë konsiderohet prej shirkut të madh (që e nxjerr njeriun nga feja).

Mësime nga hadithi

  1. Madhërimi i dikujt duke u betuar në emër të tij është një e drejtë ekskluzive e Allahut të Madhëruar, andaj betimi bëhet në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij.
  2. Kujdesi që tregonin sahabët për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar të keqen, veçanërisht kur e keqja kishte të bënte me shirkun a kufrin.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
FF Fulfulde الفولانية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو