Kategoria: Akideja . Emrat dhe normat . Shirku .
+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم:
«اللهُمَّ لَا تَجْعَلْ قَبْرِي وَثَنًا، لَعَنَ اللهُ قَوْمًا اتَّخَذُوا قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ مَسَاجِدَ».

[صحيح] - [رواه أحمد] - [مسند أحمد: 7358]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Ahmedi] - [Musnedi i Ahmedit - 7358]

Shpjegimi

Profeti ﷺ i bëri lutje Zotit të tij që të mos ia bëjë varrin sikurse idhull që njerëzit e adhurojnë duke e madhëruar dhe duke pasur përballë e duke i bërë sexhde. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Zoti i ka larguar dhe dëbuar nga mëshira e Tij ata që i kanë marrë varret e profetëve faltore, sepse marrja e tyre si faltore është shkak për t'i adhuruar dhe për të besuar në to.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Tejkalimi i kufirit legjitim në raport me varret e profetëve dhe të devotshmëve bën që ata të adhurohen në vend të Allahut, andaj duhet pasur kujdes nga mjetet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
  2. Nuk lejohet t'i synosh varret (me vizitë) për t'i nderuar dhe për të bërë adhurim tek ato, sado afër Allahut të Lartëruar (me pozitë) të jetë i varrosuri.
  3. Është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre.
  4. Është e ndaluar falja e namazit te varret, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore - xhami, përveç namazit të xhenazes, së cilës nuk i është falur namazi (në xhami, bën t'i falet aty).
Më shumë