Kategoria: Akideja . Emrat dhe normat . Shirku .
+ -

عن ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما أنه سَمِعَ رَجُلًا يَقُولُ: لَا وَالْكَعْبَةِ، فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: لَا يُحْلَفُ بِغَيْرِ اللَّهِ، فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ حَلَفَ بِغَيْرِ اللهِ فَقَدْ كَفَرَ أَوْ أَشْرَكَ».

[صحيح] - [رواه أبو داود والترمذي وأحمد] - [سنن الترمذي: 1535]
المزيــد ...

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ai që betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

[Ky hadith është sahih] - - [Suneni i Tirmidhiut - 1535]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, pra përveç emrave dhe cilësive të Tij, ka mohuar Allahun (ka bërë kufër) ose ka bërë shirk, sepse betimi nënkupton madhërimin e atij që betohet në të, e madhështia është vetëm për Allahun. Andaj, betimi bëhet vetëm në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ky betim është shirk i vogël (që nuk e nxjerr njeriun nga feja), por, nëse ai që betohet, e madhëron atë për të cilin betohet ashtu siç madhërohet Allahu, ose më shumë, atëherë konsiderohet prej shirkut të madh (që e nxjerr njeriun nga feja).

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht الأكانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Madhërimi i dikujt duke u betuar në emër të tij është një e drejtë ekskluzive e Allahut të Madhëruar, andaj betimi bëhet në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij.
  2. Kujdesi që tregonin sahabët për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar të keqen, veçanërisht kur e keqja kishte të bënte me shirkun a kufrin.
Kategoritë
Më shumë