+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«قَالَ اللهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: أَنَا أَغْنَى الشُّرَكَاءِ عَنِ الشِّرْكِ، مَنْ عَمِلَ عَمَلًا أَشْرَكَ فِيهِ مَعِي غَيْرِي تَرَكْتُهُ وَشِرْكَهُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2985]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2985]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëje. Nëse njeriu bën një akt adhurimi dhe e bën për Allahun a për dikë tjetër, atëherë Allahu do ta braktisë atë dhe nuk do t'ia pranojë, si dhe do t'ia kthejë mbrapsht vepruesit atë që e ka bërë. Është obligim që vepra të bëhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar, sepse Ai i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për fytyrën e Tij fisnike.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) me të gjitha format e tij dhe se ai është pengesë për pranimin e veprës.
  2. Kur robi ia kujton vetes vetëmjaftueshmërinë dhe madhështinë e Allahut, kjo i ndihmon që veprën ta bëjë sinqerisht për Të.
Më shumë