+ -

عن جندب رضي الله عنه قال:
سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَبْلَ أَنْ يَمُوتَ بِخَمْسٍ وَهُوَ يَقُولُ «إِنِّي أَبْرَأُ إِلَى اللهِ أَنْ يَكُونَ لِي مِنْكُمْ خَلِيلٌ فَإِنَّ اللهَ تَعَالَى قَدِ اتَّخَذَنِي خَلِيلًا كَمَا اتَّخَذَ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلًا، وَلَوْ كُنْتُ مُتَّخِذًا مِنْ أُمَّتِي خَلِيلًا لَاتَّخَذْتُ أَبَا بَكْرٍ خَلِيلًا! أَلَا وَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ كَانُوا يَتَّخِذُونَ قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ وَصَالِحِيهِمْ مَسَاجِدَ، أَلَا فَلَا تَتَّخِذُوا الْقُبُورَ مَسَاجِدَ! إِنِّي أَنْهَاكُمْ عَنْ ذَلِكَ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 532]
المزيــد ...

Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 532]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon për pozitën që ai e gëzon tek Allahu i Lartësuar, respektivisht se ajo arriti shkallën më të lartë të dashurisë (ar. el hul-leh, miqësia e ngushtë), siç e arriti Ibrahimi (alejhi selam), prandaj ai mohoi se kishte mik të ngushtë përveç Allahut, sepse zemra e tij ishte e mbushur me dashurinë, madhërimin dhe njohjen e Allahut të Lartëruar, kështu që nuk kishte vend për askënd përveç Tij. Sikur ai të kishte mik të ngushtë prej krijesave, do ta kishte Ebu Bekër Sidikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më pas paralajmëroi që të mos tejkalohet kufiri i lejuar në dashuri, siç bënë hebrenjtë dhe të krishterët në raport me varret e profetëve dhe të njerëzve të devoshtëm, derisa i shndërruan në hyjni idhujtareske që adhurohen në vend të Allahut dhe ndërtuan faltore - xhami e tempuj mbi varret e tyre, si dhe e ndaloi umetin e tij të bëjnë të njëjtën gjë si ata.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht الأكانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Ebu Bekër Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe se ai është më i miri nga sahabët e njeriu më i denjë për t'u bërë kalif pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  2. Ndërtimi i xhamive mbi varre është nga të këqijat e popujve të mëparshëm.
  3. Është e ndaluar marrja e varreve si vende adhurimi për t'u falur tek ato ose në drejtim të tyre, ose të ndërtohen mbi to xhami a kupola. Kjo, për t'u ruajtur nga rënia në shirk (idhujtari) për shkak të kësaj.
  4. Paralajmërim ndaj teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, për shkak se një gjë e tillë çon në shirk (idhutjari).
  5. Rreziku i asaj për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ, sepse këtë e theksoi pesë net para vdekjes së tij.