+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّهُ قَالَ:
قِيلَ: يَا رَسُولَ اللهِ، مَنْ أَسْعَدُ النَّاسِ بِشَفَاعَتِكَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَقَدْ ظَنَنْتُ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ أَنْ لَا يَسْأَلَنِي عَنْ هَذَا الْحَدِيثِ أَحَدٌ أَوَّلُ مِنْكَ؛ لِمَا رَأَيْتُ مِنْ حِرْصِكَ عَلَى الْحَدِيثِ، أَسْعَدُ النَّاسِ بِشَفَاعَتِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ، مَنْ قَالَ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ خَالِصًا مِنْ قَلْبِهِ أَوْ نَفْسِهِ»».

[صحيح] - [رواه البخاري] - [صحيح البخاري: 99]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur "Kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd Ditën e Gjykimit?" I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Kam pandehur, o Ebu Hurejre, se askush para teje nuk do të më pyesë për këtë çështje, për shkak se kam vënë re se ke interesim të madh për hadithin. Njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tim Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: "La ilahe il lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë, - ose ka thënë: me sinqeritet.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Buhariu] - [Sahihu i Buhariut - 99]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) e tij në Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: "La ilahe il lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë dhe është i pastër nga shirku (idhujtaria) e rijaja (syefaqësia).

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht الأكانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Pohimi i shefatit (ndërmjetësimit) të Profetit ﷺ në botën tjetër dhe se ai është vetëm për muvehidët (monoteistët, besimtarët e drejtë).
  2. Shefati i Profetit ﷺ nënkupton që ai të kërkojë afrim (ar. tevesul) tek Allahu i Lartësuar për ata muvehidë që e meritojnë Zjarrin, që të mos hyjnë fare në të, si dhe për ata që kanë hyrë (përkohësisht), që të dalin që andej.
  3. Vlera e fjalës së teuhidit (shehadetit), kur thuhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar dhe ndikimi i saj madhështor.
  4. Jetësimi i fjalës së teuhidit bëhet duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas kërkesave të saj.
  5. Vlera e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe zelli i tij për dituri.
Më shumë