1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.”

عَنْ عَلِيٍّ رضي الله عنه قَالَ:
كُنْتُ رَجُلًا مَذَّاءً وَكُنْتُ أَسْتَحْيِي أَنْ أَسْأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِمَكَانِ ابْنَتِهِ فَأَمَرْتُ الْمِقْدَادَ بْنَ الْأَسْوَدِ فَسَأَلَهُ فَقَالَ: «يَغْسِلُ ذَكَرَهُ وَيَتَوَضَّأُ». وَلِلبُخَاريِّ: فَقَالَ: «تَوَضَّأْ وَاغْسِلْ ذَكَرَكَ».

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.” Në transmetimin e Buhariut qëndron: "Merr abdes dhe pastroje organin gjenital!"

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 303

Shpjegimi

Ali ibën Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte shpesh lëng paraspermal (ar. el-medhju), i cili është një ujë i bardhë, i hollë e ngjitës, që del nga organi gjatë epshit ose para marrëdhënieve intime. Ai nuk dinte çfarë të bënte kur i dilte ky lëng, kështu që kishte turp të pyeste Profetin ﷺ, sepse ishte burrë i Fatimes, bijës së Profetit ﷺ. Andaj kërkoi nga Mikdad ibn Esvedi ta pyeste Profetin ﷺ për këtë gjë. Në këtë rast Profeti ﷺ i tha ta pastronte organin dhe të merrte abdes.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Ali ibën Ebi Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë turpi nuk e shtyri ta braktiste pyetjen me ndërmjetësim (të Mikdadit).
  2. Lejohet që gjatë kërkimit të fetvasë (përgjigjes për çështje fetare) të caktohet një zëvendësues.
  3. Lejohet që njeriu të tregojë për veten për gjërat prej të cilave turpërohet, kur ka dobi në këtë gjë.
  4. Lëngu paraspermal (ar. el-medhju) është i papastër dhe është obligim të pastrohet prej trupit dhe rrobave.
  5. Dalja e lëngut paraspermal është prej gjërave që e prishin abdesin.
  6. Është e obliguar larja e organit dhe testikujve, siç përmendet në një hadith tjetër.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية