عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الأَنْصَارِيِّ رضي الله عنه أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِذَا أَتَيْتُمُ الغَائِطَ فَلاَ تَسْتَقْبِلُوا القِبْلَةَ، وَلاَ تَسْتَدْبِرُوهَا وَلَكِنْ شَرِّقُوا أَوْ غَرِّبُوا» قَالَ أَبُو أَيُّوبَ: فَقَدِمْنَا الشَّأْمَ فَوَجَدْنَا مَرَاحِيضَ بُنِيَتْ قِبَلَ القِبْلَةِ فَنَنْحَرِفُ، وَنَسْتَغْفِرُ اللَّهَ تَعَالَى.

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 394]
المزيــد ...

Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!” Më pas Ebu Ejubi vijon: "Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Kështu që ndërronim drejtimin dhe (pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 394]

Shpjegimi

Profeti ﷺ ia ndaloi njeriut që dëshiron të kryejë nevojat fiziologjike, qoftë nevojën e madhe apo të vogël, të kthehet me fytyrë nga kibla dhe drejtimi i Qabesë, si dhe ia ndaloi të kthejë shpinën andej. Por, ai duhet të kthehet në drejtim të lindjes ose perëndimit, nëse kibla në vendin e tij është njësoj si kibla e banorëve të Medinës. Pastaj Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se, kur vajtën në Sham, gjetën nevojtore të ndërtuara për nevojat fiziologjike, në drejtim të Qabesë, andaj muslimanët i mënjanonin trupat e tyre nga kibla, e megjithatë i kërkonin falje Allahut duke thënë: "Estagfirullah (kur dilnin prej nevojtoreve).

Mësime nga hadithi

  1. Urtësia e kësaj është madhërimi dhe respektimi i Qabesë së nderuar.
  2. Istigfari (kërkimi faljes) pas daljes nga vendi i kryerjes së nevojave fiziologjike.
  3. Metoda e mrekullueshme e Profetit ﷺ gjatë mësimdhënies; ai nuk u mjaftua vetëm pe përmendjen e veprimit të ndaluar, por udhëzoi drejt alternativës së lejuar.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (54)