+ -

عَنْ مُعَاذٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، قَالَ:
كُنْتُ رِدْفَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى حِمَارٍ يُقَالُ لَهُ عُفَيْرٌ، فَقَالَ: «يَا مُعَاذُ، هَلْ تَدْرِي حَقَّ اللَّهِ عَلَى عِبَادِهِ، وَمَا حَقُّ العِبَادِ عَلَى اللَّهِ؟»، قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ، قَالَ: «فَإِنَّ حَقَّ اللَّهِ عَلَى العِبَادِ أَنْ يَعْبُدُوهُ وَلا يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا، وَحَقَّ العِبَادِ عَلَى اللَّهِ أَنْ لا يُعَذِّبَ مَنْ لا يُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا»، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَفَلاَ أُبَشِّرُ بِهِ النَّاسَ؟ قَالَ: «لا تُبَشِّرْهُمْ، فَيَتَّكِلُوا».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 2856]
المزيــد ...

Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 2856]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë monoteistët (besimdrejtët) që nuk i bëjnë ortak Atij asgjë. Pastaj Muadhi tha: "O i Dërguar i Allahut! A nuk duhet t'i përgëzoj njerëzit, që ata të gëzohen e të zgazëllehen me këtë begati?" Kështu, Profeti ﷺ e ndaloi nga frika se mos i mbështeteshin asaj (duke i lënë veprat).

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i së drejtës së Allahut të Lartësuar, që Ai ua ka bërë obligim njerëzve, që është: ta adhurojnë vetëm Atë, pa i shoqëruar asgjë në adhurim.
  2. Sqarimi i së drejtës së njerëzve tek Allahu i Lartësuar, të cilën Ai ia ka bërë obligim Vetes, si mirësi dhe begati nga ana e Tij, e cila është: t'i futë në Xhenet dhe të mos i dënojë ata (që nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim).
  3. Ky hadith është përgëzim madhështor për monoteistët (muvehidët), të cilët nuk i bëjnë shok Allahut të Lartësuar asgjë dhe se fundi i tyre është hyrja në Xhenet.
  4. Muadhi e ka transmetuar këtë hadith para vdekjes së tij, nga frika e rënies në mëkatin e fshehjes së dijes.
  5. Paralajmërim kundër përhapjes së disa haditheve te disa njerëz, nga frika se nuk e perceptojnë domethënien e tyre. Kjo vlen për ato hadithe që nuk i nënshtrohen ndonjë vepre ose për ato hadithe që nuk tregojnë për ndonjë dënim të paracaktuar sheriatik.
  6. Monoteistët mëkatarë janë nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut: nëse do, i ndëshkon, e, nëse do, i fal dhe pastaj fundin do ta kenë në Xhenet.
Më shumë