+ -

عن جَرِيْر بنِ عبدِ الله رضي الله عنه قال:
كُنَّا عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَنَظَرَ إِلَى الْقَمَرِ لَيْلَةً -يَعْنِي الْبَدْرَ- فَقَالَ: «إِنَّكُمْ سَتَرَوْنَ رَبَّكُمْ كَمَا تَرَوْنَ هَذَا الْقَمَرَ، لَا تُضَامُونَ فِي رُؤْيَتِهِ، فَإِنِ اسْتَطَعْتُمْ أَنْ لَا تُغْلَبُوا عَلَى صَلَاةٍ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا فَافْعَلُوا» ثُمَّ قَرَأَ: «{وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ}»

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 554]
المزيــد ...

Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 554]

Shpjegimi

Sahabët ishin me Profetin ﷺ një natë, i cili shikoi drejt Hënës së plotë (katërmbëdhjetëshe) dhe tha: Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre me sy, realisht, pa asnjë dyshim; nuk do të shtyhen me njëri-tjetrin dhe nuk do të përjetojnë lodhje e vështirësi kur ta shohin Atë, të Lartësuarin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: Nëse jeni në gjendje t'i ndërprisni shkaqet që ju largojnë nga namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë, atëherë veproni kështu dhe kryeni ato plotësisht në kohën e duhur me xhemat, sepse kjo është një nga shkaqet (që mundësojnë) të parët e Allahut të Lartmadhëruar. Pastaj Profeti ﷺ lexoi ajetin: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht Malagasisht Oromisht Kannadisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sihariq për besimtarët se do ta shohin Allahun e Lartësuar në Xhenet.
  2. Ndër metodat e davetit (thirrjes) janë: theksimi, inkurajimi dhe dhënia e shembujve.