عن سعد بن أبي وقاص رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«إِنَّ اللهَ يُحِبُّ الْعَبْدَ التَّقِيَّ الْغَنِيَّ الْخَفِيَّ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2965]
المزيــد ...

Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2965]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartësuar i do disa nga robërit e Tij,
e prej tyre janë: i devotshmi, respektivisht ai që i kryen urdhrat e Allahut dhe largohet prej ndalesave të Tij.
Gjithashtu e do të pasurin, respektivisht atë që vetëmjaftohet me Allahun kundrejt njerëzve dhe nuk i kushton vëmendje askujt nga ata.
Po ashtu e do të fshehurin, respektivisht modestin, atë që e adhuron Zotin e tij, atë që është i zënë me atë që i sjell dobi, që nuk i intereson që dikush ta njohë ose të flasë për të me lavdërim e falënderim.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i disa cilësive që rezultojnë që Allahu t'i dojë robërit e Tij, të cilat janë: devotshmëria, modestia dhe kënaqësia me atë që Allahu ka ndarë (dhe caktuar për robin).
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (63)